Rreth dy mijë persona kanë aplikuar për njohjen e statusit si të mbijetuar të dhunës seksuale të luftës
Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 06 February 2023
Të dielën ka përfunduar afati pesëvjeçar për aplikimin e grave dhe burrave për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale.
Deri tani sipas Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimës së Dhunës Seksuale, rreth 2000 persona kanë aplikuar për njohjen e statusit si të mbijetuar të dhunës seksuale të luftës gjatë vitit 1998-99.
Afati i fundit për aplikime në Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Kosovës ka skaduar dje, duke shënuar përfundimin e një procesi pesëvjeçar të regjistrimit. Por, aktivistët që merrem me mbrojtjen e këtyre të drejtave kanë lobuar tek autoritetet qeveritare duke argumentuar se kjo periudhë nuk është e mjaftueshme, marrë pasur parasysh shqetësimin e përhapur midis të mbijetuarve për regjistrimin.
Megjithatë, asnjë aplikim i ri nuk do të pranohet pas datës 5 shkurt. Kështu thotë për Radio Kosovën Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.
“Realisht tani në Komision janë rreth dymijë aplikime që kanë kërkuar njohjen e statusit si të mbijetuara të dhunës seksuale të luftës, ku rreth 1500 burra dhe gra gëzojnë të drejtën si të mbijetuar të dhunës seksuale të luftës dhe rastet e tjera brenda komisionit janë në shqyrtim. Në këtë drejtim komisioni do të vazhdojë t’i shqyrtojë rastet derisa sa të përmbyllet shqyrtimi i secilit aplikim. Por me datë 5 shkurt, përmbyllet mandati i komisionit si i tillë për të marrë raste të reja, ndërsa anëtarët e komisionit kanë mandat edhe dy vjet të tjera për të vazhduar shqyrtimin e kërkesave që kanë ardhur deri më 5 shkurt”, deklaroi Rushiti.
Zyrtarët kosovarë dhe organizatat e shoqërisë civile që merren me të mbijetuarit kanë përmendur vazhdimisht se janë 20 mijë viktima të përdhunimit të kohës së luftës. Por, deri më tani në Komisionin Qeveritar kanë aplikuar vetëm rreth 2000 persona.
Aplikimi për statusin zyrtar të viktimave, u jep të drejtë atyre që të marrin një pagesë mujore prej 230 eurosh në muaj.
Ndryshe, gratë e burrat në Kosovë kanë pasur mundësi që të aplikojnë për statusin e viktimave të dhunës seksuale nga viti 2018.
Të tjera
-
Presidentja Osmani në Zvicër, takohet me kancelarin Scholz dhe liderë të tjerë evropianë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje të Samitit të Paqes për Ukrainë...
-
Osmani takohet me Zelenskyn në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane...
-
Re lu*fte i afrohen Suedisë? Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore
Frika për një shtrirje të luftës së Ukrainës në Europë u ripërtëri me inciden...
-
Bankat thyejnë rekord/ 58 milionë € fitim të pastër për 4 muaj
Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekord me fitimet e realizuara,...
-
Mbi dy milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin
Më shumë se dy milionë pelegrinë të huaj kanë mbërritur në qytetin e shenjtë ...
-
Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit
Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit po...
-
Beogradi s’do të ofrojë hapësirë për festivalin “Mirëdita, dobar dan”, thotë kryetari i komunës
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Beogradit, Aleksandar Shapiq, ...
-
Osmani takon homologen malteze: Malta është një vend vërtet mik i Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër. Në marxhina të...
-
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”, në Has-Pashtrik
Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të ...
-
Shitjet e makinave në Kinë u rritën me 8.3 për qind në janar-maj
Shitjet e automjeteve në Kinë u rritën me 8.3 për qind në baza vjetore në afr...
-
Kurti ndahet baras në shah me mjeshtrin i cili e mposhti Kasparovin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanit t...
-
Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës
Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri,...