Lajme

Rreth 900 të infektuar me COVID aplikuan për 100 euro të komunës së Obiliqit, por vetëm 300 i gëzuan

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 26 January 2021

Mbi 800 persona të cilët kanë qenë të infektuar me koornavirus në Komunë e Obiliqit kanë  aplikuar për të marrë subvencione.

Por vetëm 300 prej tyre kanë gëzuar 100 euro nga kjo komunë, shkruan Gazeta Infokus,

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Obiliqit për Gazetën Infokus.

-Advertisement-

“Deri më tani kemi 878 formular të kompletuar që qytetarët kanë aplikuar për subvencionim. Janë realizuar mbi 300 pagesa për qytetarët”, thuhet në përgjigjet e kësaj komune.

Kujtojmë që Obiliqi është në mesin e 8 komunave që ka premtuar subvencione për  personat e infektuar.

Prishtina, Mitrovica, Kamenica, Skenderaj, Suhareka, Vushtrri, Dragashi, janë qytetet tjera që kanë ndarë nga buxheti i tyre mjetë për të infektuarit me COVID./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera