Rreth 900 mijë qytetarë të regjistruar, Kastrati: Komuniteti serb ende heziton në mënyrë masive
Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 29 April 2024
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati në konferencën për media ka bërë të ditur se deri më tani janë regjistruar rreth 900 mijë qytetarë.
Ai është shprehur se procesi i regjistrim të popullsisë është duke shkuar ashtu siç është planifikuar.
“Jemi në ditën e 24-të të punës në terren dhe shpresojmë që do të jemi në kohë, bazë të planit qe e kemi bërë deri më 17 maj. Procesi i regjistrim të popullsisë është duke shkuar ashtu siç është planifikuar”.
“Ne e kemi theksuar se regjistrimi i popullsisë, përveç që është e mirë, një obligim, është edhe me ligj e rregulluar dhe ASK-ja të gjithë ata që refuzojnë të marrin pjesë do t’i përcjellë në institucionet e tjera që janë të thirrura për legjislacion. Është rreth 900 mijë iu kemi afruar dhe besoj se do të jemi në kohë, deri më tani janë regjistruar mbi 891 mijë banorë të Kosovës”, është shprehur ai.
Kastrati gjithashtu u shpreh se komuniteti serb ende po heziton në mënyrë masive.
“Në pjesën veriore, në katër komunat në veri, ku është komuniteti serb, sepse komunitetet tjera janë duke u regjistruar, në ato komuna jetojnë edhe komunitete të tjera, ata janë regjistruar pjesa dërrmuese, ndërsa komuniteti serb ende heziton në mënyrë masive, ka një regjistrim, por është numri i vogël në bazë të atyre që ne pretendojmë”, është shprehur ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...