Lajme

Rreth 70 minatorë grevistë kërkojnë ndihmë mjekësore

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 25 October 2023
Minatorët e Trepçës po e vazhdojnë grevën me kërkesat për paga dhe kushte me të mira të punës. Sonte është dita e dytë e grevës dhe se gjendja shëndetësore e minatorëve grevistë, vetëm sa po rëndohet.
Fevzi Ademi, anëtar i Kryesisë së Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, ka thënë për “ Indeksonline” se nga dje kur dhe ka filluar greva, e deri në në orët e mbrëmjës së sontme, rreth 70 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Greva po vazhdon dhe gjendja e minatorëve nga ora në orë po shkon duke u rënduar. Nga dje rreth 70 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Mirëpo katër raste kanë qenë shumë serioze. Të shtrirë në spital nuk ka, vetëm se njeri nga ta është transportuar me ambulancë deri në Emergjencën e spitalit rajonal të Mitrovicës, ka marrë tretman mjeksor dhe i është stabilizuar gjendja e tij”, ka thënë Ademi.
Por përkunder gjendjes së tyre ai thotë se minatorët janë të vendosur të vazhdojnë grevën, deri në realizimin e kërkesave të tyre.
“Me gjithë vështirësitë dhe kushtet e vështira me të cilat ballafaqohen, janë të motivuar dhe të vendosur që ta vazhdojnë grevën”, tha ai.
Ndërsa thotë se përkunder situatës së krijuar dhe futjes së minatorëve në grevë, ata nuk janë vizituar as nga menaxhmenti e Bordi Mbikqyrës dhe as nga Ministria e Ekonomisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera