Lajme

Rreth 70 mijëqytetarë kanë aplikuar për TM4 2017

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 01 February 2018

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet që të tërhiqen numrat potencial fitues për TM4 2017. Numri i përgjithshëm i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për tu bërë pjesë e kampanjë për rimbursim nga kuponët fiskal është 68,757.

Tërheqja e Numrave Potencial Fitues do të bëhet me 8 Shkurt 2018 nga ora 18:00, në Radio Televizionin e Kosovës-RTK.

Pas përfundimit të procesit të tërheqjes së Numrave Potencial Fitues, qytetaret të cilët posedojnë Numrin Potencial Fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së.

-Advertisement-

Për më tepër kliko linkun:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera