Lajme

Rreth 600 mijë mërgimtarë të regjistruar deri tash, procesi vazhdon deri në fund të gushtit

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 12 July 2024

Përveç numri të popullsisë rezidente, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka treguar edhe numrin e mërgimtarëve që janë regjistruar deri tash.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK’së, Avni Kastrati, tha se janë regjistruar rreth 600 mijë mërgimtarë.

“Të dhënat preliminare nga diaspora janë rreth 600 mijë deri më tani janë regjistruar. Sigurisht ka kohë edhe pak”, tha Kastrati.

-Advertisement-

Regjistrimi i diasporës do të vazhdojë deri në fund të muajit gusht.

Ndryshe, numri i popullsisë rezidente në Kosovë, sipas rezultateve të ASK’së, është 1 milion e 586 mijë e 659 banorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera