Lajme

Rreth 50 mijë qytetarë nga e hëna pritet të pajisen me pasaporta

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 27 January 2023

Mbi 50 mijë qytetarë të Kosovës nga e hëna do të mund të pajisen me dokumente të udhëtimit.

Nga muaji shtator i vitit të kaluar rreth 50 mijë qytetarë janë përballur me probleme të shumta për plane të udhëtimit, për shkak se Agjencia për Regjistrimin Civil nuk ka lëshuar pasaporta , përveç rasteve urgjente. Arsye për këtë sipas drejtorit të ARC-së, Blerim Camaj ka qenë mungesa e materialit me të cilin prodhohen pasaportat. Ai ka thënë se nga e hëna qytetarët që janë në pritje nga muaji shtator të vitit të kaluar do të mund të pajisen me pasaporta, pasi sipas tij fillon edhe prodhimi i pasaportave për qytetarët që janë në pritje.

Ai po ashtu ka shtuar se nga muaji mars i këtij viti do të ketë materiale të mjaftueshme për prodhim të pasaportave dhe se gjendja i kthehet normalitetit. Camaj thotë se deri në muajin prill të vitit 2024 do të ketë furnizim të rregull ku shpreson që më nuk do të ketë më kriza të tilla.

-Advertisement-

Ministria e Punëve të Brendshme nëse nuk bënë marrëveshje afatgjate me kompaninë për furnizim të materialeve, mund të përballet me situata e njëjtë.

Por Camaj, premton që do të marrin masa që mos të vijnë në kriza të tilla

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera