Rreth 400 raste me kancer të gjirit brenda vitit
Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 02 October 2021
Institucionet publike ku po merren shërbimet për trajtimin e kancerit, vazhdojnë të kenë mangësi të ndryshme. Ndonëse është e paraparë vetëm për 100 pacientë, Klinika e Onkologjisë në ditë vizitohet nga 300 të sëmurë. Gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit po përballen me sfida të shumta, e beteja e luftës me këtë sëmundje po vështirësohet edhe më tej. Staf i pamjaftueshëm, mungesë e barnave dhe kushte jo të mira të trajtimit, janë disa nga barrierat në të cilat po hasin gratë që po trajtojnë kancerin e gjirit. Thirrje po bëhet që të zbatohet rezoluta e miratuar vitin e kaluar në parlament, për luftën kundër kancerit të gjirit.
Edhe këtë vit si shkak i gjendjes me pandeminë, nuk do të organizohet ecja tradicionale për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit. Tetori i njohur si muaj rozë, shënon muajin ndërkombëtar të luftimit të kësaj sëmundjeje.
Nafije Latifi, e cila është drejtoreshë e Qendrës për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, thotë se tërë këto vjet nuk ka pasur informatë të duhur dhe ndërgjegjësim të mjaftueshëm për diagnostikimin e kësaj sëmundje.
Ajo luftoi vet me këtë sëmundje dhe ngrit shqetësimin për numrin e vogël të mamografëve në Kosovë.
“Dihet se në Kosovë nuk ka mjaft mamografë aparaturë, nuk ka mjaft pajisje për diagnostikim. Nuk ka mjaft radiologë, nuk ka një informim nga stafi shëndetësor kudo që shkojnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare që gratë të udhëzohen që të bëjnë ultrazërin apo mamografinë. Prandaj, synimi ynë ka qenë në radhë të parë që të bëjmë informimin që femrat prej moshës 20 vjeçare të bëjnë vet-kontrolle një herë në muaj. Është e lehtë dhe zbulon shumë më herët sëmundjen, që çdo ndryshim në gjirin e tyre ta marrin me seriozitet dhe të shkojnë në kontroll të rregullt të profesionistët shëndetësor”, thotë ajo.
Derisa flet për numrin e grave që në vit diagnostikohen me këtë kancer, ajo shprehet e pakënaqur me kushtet e trajtimit. Çdo e dhjeta grua është e rrezikuar të atakohet me kancer të gjirit.
“Mund të themi se numri i pacientëve të cilët zbulohen si raste të reja me kancer të gjirit, sillet diku rreth 400 gra. Ky nuk është numër i plot sepse disa gra diagnostikohen edhe trajtohen në vende jashtë Kosovës. Ky nuk është numër alarmant në raport me vendet tjera. Përkundrazi, është numri më i vogël që ndodhë, sepse dihet se atakohet cdo e dhjeta femër. Por, tek ne për shkak të moshës së re, atakohet një numër pak më i vogël. Kjo sëmundje zakonisht paraqitet tek gratë ne menopauzë, e më të vjetra në moshë. Por, është fatkeqësi se gjithherë po i prek edhe moshat e reja”, shprehet Latifi.
Sipas saj klinika që trajton këtë sëmundje është e stërmbushur me numrin e pacientëve gjatë ditës, ndërsa kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që në radhë të parë të marrin masa serioze që të përmirësohen kushtet e trajtimit të kësaj sëmundjeje.
“Është numër i madh i pacientëve, vet Klinika e Onkologjisë e paraparë për rreth 100 pacientë, sot aty qarkullojnë në ditë rreth 300 pacientë. Merreni me mend se cilat janë kushtet. Gjithashtu edhe stafi i mjekëve, por sidomos i infermierëve dhe stafi teknik është i mangët. Sepse, një pacient me COVID kur duhet të jepet kimioterapia, duhet përkujdesje më e madhe, më e gjatë. Është shtuar numri, por nuk është i mjaftueshëm. Ju thash që edhe mbulueshmëria me barna çdo herë është i mangët. Prandaj, nuk jemi të kënaqur dhe insistojmë vazhdimisht që institucionet dhe MSh në radhë të parë të marrin masa shumë më serioze që të përmirësohen kushtet e trajtimit të sëmundjes”, shprehet ajo.
Institucionet po drejtojnë sytë nga pacientët vetëm gjatë këtij muaji simbolik. Madje, nuk po arrijnë të realizojnë, sipas Latifit, as rezolutën që e miratuan deputetët vitin e kaluar.
“Vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës është sjell një rezolutë, e cila parasheh shumë probleme për gratë që diagnostikohen me kancer. Mirëpo, për fat të keq ajo rezolutë gjithëpërfshirëse nuk është arritur të realizohet. Gati asnjë pikë e cila është paraparë me atë rezolutë, para një viti, nuk janë realizuar. Dhe ne sivjet bashkë me presidenten Jahjaga, do të insistojmë që kjo rezolutë të realizohet”, deklaron ajo.
Drejtoresha e “Jeta/Vita”, insiston që të mbahet një seancë plenare për luftën kundër kancerit të gjirit, po ashtu që të diskutohet mundësia për rikonstruimin e gjirit nga institucionet shëndetësore.
Gjatë këtij muaji do të realizohet instilacioni me material të ngjyrës së pembe që niset nga ndërtesa e qeverisë e lëshohet më pas deri në përfundim të sheshit.
Në fund, ky material do të mund të ndahet në copa, e të merren nga persona që kanë të prekur familjarë nga kjo sëmundje. Po ashtu, do të ndriçohen ndërtesa e qeverisë dhe kupolat e Bibliotekës Kombëtare me simbolikën e kancerit të gjirit./kp
Të tjera
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...