Lajme

Rreth 400 ankesa kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 22 December 2018

Për 11 muaj në Zyrën e Prokurorit Disiplinor janë dorëzuar rreth 274 ankesa kundër gjyqtarëve dhe 92 kundër prokurorëve. Njohës të çështjeve të drejtësisë theksojnë se shumë pak ankesa janë trajtuar si duhet. Ata nuk përjashtojnë mundësinë e lëshimeve dhe të gabimeve të qëllimshme nga prokurorët e nga gjyqtarët

Rreth 400 ankesa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve janë dorëzuar në Zyrën e Prokurorit Disiplinor (ZPD) nga janari deri në nëntor. Ushtruesi i detyrës së drejtorit i Zyrës së Prokurorit Disiplinor (ZPD), Arianit Salihu, pohon se gjatë kësaj periudhe rreth 300 ankesa të ndryshme janë drejtuar në ZPD vetëm kundër gjyqtarëve kosovarë.

Megjithatë ai ka sqaruar se nga 274 hetime shumica prej tyre janë refuzuar dhe janë mbyllur.

-Advertisement-

Vetëm 2 prej këtyre lëndëve sipas Salihut janë dërguar në Komisionin Disiplinor të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

“Ju njoftojmë se për periudhën kohore janar – nëntor ZPD-ja ka trajtuar 274 lëndë/hetime preliminare ndaj bartësve të funksioneve gjyqësore, nga të cilat janë hapur 14 hetime disiplinore, shkruan Zeri.

Pas zhvillimit të hetimeve disiplinore ZPD-ja ka dërguar 2 lëndë për procedurë disiplinore në Komisionin Disiplinor të KGJK-së, ndërsa janë mbyllur 8 lëndë/hetime disiplinore pa gjetje të sjelljes së pahijshme. Gjithashtu, 174 lëndë janë refuzuar pas hetimit preliminar disiplinor. Veprat për të cilat janë hetuar janë përcaktuar në Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Neni 34”, ka thënë Salihu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera