Rreth 40 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia
Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 26 April 2017
Që nga viti 2009, rreth 40 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sipas këtij dikasteri qeveritar, vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti, 1350 persona kanë hequr dorë nga nënshtetësia, kryesisht për shkak se, shumica e atyre që kërkojnë heqjen e shtetësisë jetojnë në vendet e BE-së, të cilët nuk i pranojnë dy nënshtetësi.
Kjo shifër konsiderohet shqetësuese nga ekspertë të zhvillimeve në Kosovë, pasi që trendi i lënies së shtetësisë po vazhdon, citon 21.
Por, një muaj më parë për këtë çështje ka raportuar edhe REL, të cilin informacion e ka plasuar albinfo.ch.
Për këtë çështje ka folur Valon Krasniqi, drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Brendshme në Qeverinë e Kosovës.
Ai ka thënë se arsyeja e lirimit nga nënshtetësia në të shumtën e rasteve ka të bëjë me faktin se shumë shtete evropiane nuk lejojnë dyshtetësinë për shtetasit që nuk janë pjesë e Bashkimit e Evropian. Numri më i madh i qytetarëve të Kosovës që janë liruar nga nënshtetësia, ka treguar Krasniqi, janë pajisur me nënshtetësi gjermane.
Në bazë të regjistrimit të deritashëm, janë mbi 400 mijë qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës. Numri më i madh i tyre jetojnë në shtetin e Gjermanisë, pasuar nga Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...