Lajme

Rreth 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat shkollore

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 04 September 2017

Nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme sot u përfundon pushimi veror.

Prej sot fillon viti i ri shkollor 2017/2018.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës njofton se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.

-Advertisement-

Ndërsa, janë rreth 28 mijë nxënës që do të ulen për herë të parë në bankat shkollore.

Ndërkohë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me moszbatimin e disa pikave të kontratës së re kolektive nga ana e drejtorive komunale të arsimit.

Kryetari i Sindikatës, Rrahman Jasharaj, tha se në shtator mund të ketë edhe veprime sindikale.

Këtë vit shkollor tekstet do të shpërndahen falas vetëm për nivelin nga klasa e parë deri në të pestën, ndërsa nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do t’i marrin tekstet e përdorura. /21Media

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera