Lajme

Rreth 250 fëmijë në Maqedoni jetojnë pa familje

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 16 November 2017

Rreth 250 fëmijë në Maqedoni, prej të cilëve 70 janë të moshës nën tre vjeç, nuk e kanë të drejtën të jetojnë në mjedis familjar, tregojnë të dhënat e UNICEF-it.

Me qëllim që të gjenden mënyra për sigurim të kushteve për çdo fëmijë në vend që të rritet në mjedis të sigurt dhe të kujdesshëm familjar sot në Shkup do të mbahet konferencë me temë “Për çdo fëmijë, familje”.Në konferencë do të flitet për aktivitetet parandaluese dhe mbështetjen e familjeve biologjike dhe zhvillimin e formave të reja të kujdesit dhe angazhimin e Qeverisë që deri në vitin 2020 t’i vihet fund akomodimit të fëmijëve pa prindër nën moshën tre vjeç në institucione të mëdha.

Pjesëmarrësit në konferencë do të diskutojnë për zhvillimin e sistemit të familjeve përkujdesëse, për investime në përmirësimin e cilësisë së zgjidhjeve alternative për kujdes përmes standardizimit të tyre, investimit në detektimin e hershëm dhe intervenimin e hershëm, dhe investimin tek vetë fëmijët përmes rritjes së investimeve në arsimin parashkollor dhe zhvillimin e hershëm të fëmijëve.

-Advertisement-

Në konferencë do të kenë fjalim ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar dhe përfaqësuesi i UNICEF-it, Benxhamin Perks.Konferenca është në organizim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale së bashku me UNICEF-in, dhe në të do të marrin pjesë rreth 300 pjesëmarrës që të bisedojnë rreth mënyrave për përshpejtim të kësaj reforme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera