Lajme

Rreth 20 fëmijë lindin me 6 ose 7 gishta

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 06 May 2018

Rreth 20 fëmijë lindin me më shumë se 5 gishta në një gjymtyrë ose me gishta të ngjitur brenda vitit në Kosovë

Patologjitë të cilat në gjuhën mjekësore njihen si polidaktilia dhe sindaktilia, fëmijë të lindur me më shumë se pesë gishta në një gjymtyrë dhe me gishta të ngjitur, janë të përhapura edhe në Kosovë.

Brenda vitit në Kosovë lindin rreth 20 fëmijë me njërën nga këto dy patologji, shkruan Gazeta Shneta.

Një sindaktili ose fëmijë me gishta të ngjitur, është trajtuar para dy ditësh në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në QKUK.

-Advertisement-

Mjekja Violeta Zatriqi ka deklaruar se në shumicën e rasteve prindërit kërkojnë që këto patologji të trajtohen sa janë në moshën e vogël.

“Prindërit kërkojnë që gishtat e tepërt të amputohen sa janë të vegjël në mënyrë që të mos bëhen objekt tallje kur të rriten”, ka thënë ajo.

Megjithatë, doktoresha ka treguar se ka edhe raste kur vijnë pacientë në moshë të rritur deri 30 vjeç, të cilët kërkojnë të kryejnë intervenimin e ndarjes së gishtave të ngjitur.
Fotografitë e publikuara janë të pacientëve të vegjël që janë trajtuar në këtë klinikë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera