Lajme

Rreth 2 mijë patentë-shoferë u konfiskuan nga Policia për tre muaj

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 03 June 2023

Policia e Kosovës vazhdon të ketë mjaftë punë me shkelësit e rregullave në trafik.

Në njoftimet e tyre, pothuajse nuk ka ditë që nuk raportohen raste të ndryshme duke përfshirë, tejkalimin e shpejtësisë, dhe mos respektimin edhe të rregullave të tjera.

Si shkak i kësaj, Policia ka shtuar edhe aktivitetet e tyre për të parandaluar shkeljet që po bëhen.

-Advertisement-

Në funksion të kësaj policia po ashtu ua ka konfiskuar edhe patentë-shoferët vozitësve që nuk i kanë përfillur rregullat.

Në një përgjigje të Policisë, për Front Online bëhet e ditur se vetëm për tre muaj shifra e lejeve të vozitjes që është konfiskuar është mjaftë e lartë.

Janë rreth 2 mijë sosh.

“Ju informojmë se gjatë periudhës kohore Janar-Mars 2023, 1971 shoferëve u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik për kundërvajtje të ndryshme në trafik”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Nga Policia, nuk kanë treguar se në cilat regjione ka pasur më shumë konfiskime të lejeve të vozitjes e po ashtu s’janë përgjigjur edhe se sa ka qenë gjoba më e lartë që është shqiptuar ndaj vozitësve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera