Rreth 2.500 gjuhë në botë drejt zhdukjes
Autori: Gazeta inFokus
15:55 | 21 February 2021
Aktualisht ekzistojnë rreth 7 mijë gjuhë në botë dhe afërsisht 2.500 prej tyre po përballen me rrezikun e zhdukjes, paralajmëroi një përfaqësues i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) në Turqi.
Duke folur për Anadolu Agency (AA) me rastin e 21 Shkurtit – Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, kryetari i Komisionit Kombëtar të Turqisë (UTMK) të UNESCO-s, Prof. Dr. Alcal Oğuz, tha se nga 62 ditë ndërkombëtare të shpallura nga UNESCO, pesë kanë të bëjnë me gjuhët.
Oğuz thotë se në kuadër të kësaj dite, organizohen aktivitete për të mbrojtur diversitetin kulturor, si dhe për të tërhequr vëmendjen ndaj diversitetit gjuhësor dhe gjuhëve që përballen me rrezikun e zhdukjes.
“Në botë ka rreth 7 mijë gjuhë. Në mesin e tyre, rreth 2.500 përballen me rrezikun e zhdukjes për shkak se numri i njerëzve që i flasin ato po zvogëlohet. Sipas statistikave dhe të dhënave të përpiluara, fatkeqësisht, në çdo 15 ditë, një nga këto gjuhë zhduket”, tha ai.
“Rrezikimi dhe zhdukja e gjuhëve është rritur viteve të fundit në veçanti për shkak të ndryshimeve sociale, politike dhe ekonomike në botë”, shtoi Oğuz.
Sipas tij, shumica e gjuhëve të rrezikuara përbëhen nga gjuhë që fliten nga më pak se 10 mijë njerëz.
Ai po ashtu tha se është e vështirë të gjenden folës të rreth 200 gjuhëve.
“Numri i gjuhëve të zhdukura nga viti 1950 është mbi 250”, tha Oğuz.
Shënimi më 21 shkurt i Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare është miratuar në Konferencën e Përgjithshme të 30-të të UNESCO-s më 17 nëntor të vitit 1999.
Të tjera
-
Përfundon protesta, punëtorët e lotarisë i japin ultimatum qeverisë për pagat
Tashmë ka përfunduar protesta e punëtorët e Lotarisë së Kosovës të cilët prot...
-
Fëmija bie nga rimorkio e motokultivatorit, merr lëndime të rënda
Një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi që ka rënë nga rimorkio e ...
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Ferizaj
Një burrë nga komuna e Ferizajt ka raportuar në polici se derisa po punonte k...
-
Kandidatët e LVV-së që pritet të bëhen deputetë si zëvendësim i atyre që do të marrin poste qeveritare
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Vjosa do të përfaqësohen me 58 deputetë në leg...
-
Arrestohet gjilanasi për kontrabandë me kafshë
Policia e Kosovës ka ndalur një kamion që kishte të ngarkuara kafshë për të c...
-
Gruaja e Nasim Haradinajt diagnositifikohet me kancer, ankohet se mjekja kosovare nuk ia zbuloi sëmundjen me kohë
Gjejlone Haradinaj, gruaja e Nasim Haradinaj, është diagnostifikuar me kancer...
-
Bie nga ski-lifti, lëndohet një femër në Brezovicë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 15:30 është raportuar se nj...
-
Tentim vrasje në Kaqanik
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga komuna e Kaqanikut është pl...
-
Edhe Meliza Haradinaj ka kërkuar rinumërim, PZAP ia refuzon ankesën
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka filluar me publikimin e vendime...
-
Reagon Haradinaj: Manipuluesit kushdo qofshin ju uroj dënime meritore
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka ...
-
Shkrumbohen 4 shtëpi në Muzakaj të Beratit, vdesin babë e bir, dyshohet për një të tretë
Katër shtëpi janë përfshirë nga flakët në lagjen Muzakaj të Beratit. Rapor...
-
Punëtorët e Lotarisë protestojnë para Qeverisë, kërkojnë paga
Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës po proteston para ndërtesës së ...