Rajoni dhe Bota

Rreth 174 mijë njerëz janë shëruar në botë nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 01:01 | 02 April 2020

Për 2 javë, Covid-19 kaloi në pandemi. 199 vende të botës u preken u infektuan gati gjysmë miliardë njerëz.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Spanjë ka kaluar 100,000, ndërsa numri i të vdekurve, i raportuar në 24 orët e fundit, ka shënuar rekord të ri.

Sipas ministrisë së shëndetësisë në Spanjë, numri i të infektuarve ka arritur në 102,136 të mërkurën.

-Advertisement-

Spanja ka numrin më të madh të viktimave pas Italisë.

Kjo e fundit aktualisht ka 12,428 të vdekur nga COVID-19.

Nga Turqia është zgjatur dora e ndihmës për Spanjën dhe Italinë të cilat janë vendet më të prekura në botë nga COVID-19 dhe në të njëjtën kohë janë bërë qendra e epidemisë në Evropë.

Ministria e Shëndetësisë së Turqië ka informuar se numri i vdekjeve në nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend është rritur në 214, pasi 46 persona kanë humbur jetën nga sëmundja në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të ministrisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Turqi është rritur në 13.531, me 2.704 persona të rinj që kanë rezultuar pozitiv.

Gjendje hic më e mirë është edhe në pjesën tjetër të botës.

Specialistët e shëndetit publik në ekipin e Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, paralajmëruan amerikanët të martën të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet për distancim social dhe për izolim në shtëpi për 30 ditët e ardhshme, në mënyrë që të shmanget një rritje e mprehtë e rasteve me koronavirus.

Nëse nuk merren masa, numri i viktimave mund të shkojë në 1-2 milionë të vdekur, ka thënë Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit të Sëmundjeve Infektive.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA ka kaluar 4,000, ndërsa të infektuar janë afro 190,000.

Rusia tha se ka dërguar në Shtetet e Bashkuara një aeroplan ushtarak me pajisje mjekësore, për t’i ndihmuar ato në luftën kundër koronavirusit.

Nju Jorku është epiqendra e shpërthimit të virusit në Shtetet e Bashkuara, me mbi 900 të vdekur ndërsa spitalet po përpiqen të përballojnë shtimin e pacientëve.

Numri i rasteve të përgjithëshme në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 175 mijë me mbi 3,400 të vdekur deri mesditën e së martës, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara e tejkaloi shifrën zyrtare të Kinës prej 3,305.

Ndërkohë koronavirusi nuk kursen as Afrikën, shtrirja e tij vazhdon edhe në Burundi dhe Siera Leone të cilat janë bërë vendet e fundit afrikane që kanë raportuar rastet e para me koronavirus.

Tregjet e aksioneve në gjithë botën kanë pësuar humbje historike në tre muajt e parë të këtij viti, për shkak të situatës së krijuar e pandeminë e koronavirusit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera