Lajme

Rreth 1700 ankesa të konsumatorëve për 6 muaj

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 28 June 2022

Departamenti i Mbrojtjes së Konsumatorit nga 1 janari i këtij viti e deri më sot ka pranuar gjithsej 1675 ankesa të konsumatorëve nga të cilat ka zgjidhur 374 sosh, 1112 janë në proces të shqyrtimit, ndërsa janë refuzuar 189.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë më 2012 ka krijuar si njësi të veçantë Departamentin e Mbrojtjes së Konsumatorit.

Mbrojtja e konsumatorit ka të bëjë me krijimin e një ambienti të sigurt, se të gjitha produktet dhe artikujt që ata dëshirojnë t’i blejnë të janë të sigurta.

Rregullimi i kësaj fushe mbështetet në tri shtylla kryesore siç janë shëndeti i konsumatorit, siguria e konsumatorit dhe mbrojtja e të drejtave të konsumatorit.

Të tjera