Rreth 100 autobusë privatë bllokojnë të gjitha udhëkryqet e Shkupit

Autori: Gazeta inFokus
13:54 | 05 December 2022
Rreth 100 autobusë të shoqatave të transportuesve privatë kanë bllokuar përsëri të hënën të gjitha udhëkryqet e Shkupit, duke shkaktuar kaos në rrugët e kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.
Transportuesit po kërkojnë që t’u paguhet borxhi i rreth dy milionë eurove, të cilin, siç thonë ata, ua ka Ndërmarrja e Transportit Publik, përkatësisht Komuna e Shkupit.
Kjo është bllokada e dytë brenda një jave, ndërkohë që transportuesit thonë se e njëjta mund të përshkallëzohet me dyfishimin e numrit të autobusëve – rreth 200 – të cilët do të bllokonin qytetin.
“Bllokadat janë paralajmërim për ndërgjegjësimin e institucioneve se nuk do të heqim dorë nga kërkesat tona. Katër muaj nuk kemi marrë paga. Gjendja e shoferëve është e rëndë pasi nga kjo punë ata mbajnë familjet e tyre. Drejtuesit e Shkupit po tallen me ndjenjat tona por ne këtë nuk do ta lejojmë”, ka deklaruar Lenin Jovanovski, kryetar i shoqatës së transportuesve privatë “Slloboda Prevoz”.
Bllokimi i udhëkryqeve ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e qytetarëve, të cilëve u është pamundësuar t’i kryejnë obligimet ditore.
Nga shoqata e transportuesve thonë se kuptojnë revoltën e qytetarëve, por kërkojnë mirëkuptimin e tyre, pasi kjo formë e protestës, sipas tyre, është mënyra e vetme për të realizuar kërkesat që kanë.
“Qytetarët nuk mund të na kritikojnë neve, duhet ta kritikojnë burimin e këtij problemi, që është kryetarja e Shkupit, e cila e ka lejuar këtë gjendje. Qytetarët nuk duhet të lejojnë që të kenë një kryetare të tillë që nuk i intereson – interesi i tyre”, tha Jovanovski.
Përplasjet mes transportuesve privatë dhe Komunës së Shkupit kanë nisur tash e një kohë për shkak të akuzave për shpërdorim të fondeve.
Por, kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, tha se problemi qëndron te transportuesit, respektivisht shoqata, e cila sipas saj nuk ka dorëzuar asnjë dokumentacion mbi paratë e shpenzuar apo fatura mbi transportin e kryer.
Arsovska pretendon se që nga viti 2017 deri në vitin 2022 kjo shoqatë nuk ka raportuar asnjë biletë të shitur në autobusët që lëvizin në linjat e qytetit.
“Bëhet fjalë për miliona para të qytetarëve që dikush i ka futur në xhep”, ka deklaruar ajo.
Transportuesit privatë që qarkullojnë në rrugët e Shkupit nuk marrin para të gatshme nga pasagjerët, pasi çdo biletë regjistrohet në sistemin elektronik që është i lidhur me institucionet e Komunës së Shkupit.
Ajo tha se kontrata me transportuesit privatë është anuluar dhe se nuk tërhiqet nga vendimi, teksa zgjidhjen e problemit e sheh në shpalljen e konkursit ku “mund të marrin pjesë të gjithë transportuesit në mënyrë individuale”.
Por shoqata konkursin e vlerëson të jashtëligjshëm dhe përpjekje të kryetares së Shkupit për përçarjen e tyre.
Situata me transportuesit privatë ka shkaktuar edhe përplasje mes partive politike.
Danella Arsovska është zgjedhur kryetare të Shkupit si kandidate e pavarur, por me mbështetjen edhe të partisë opozitare, VMRO DPMNE.
Por, tani dy muaj raportet e saj me opozitën maqedonase janë ndërprerë dhe VMRO-ja e akuzon Arsovskan për bashkëpunim me partitë në pushtet, si dhe e akuzon se kaosin po e shkakton për t’ia faturuar VMRO DPMNE-së./rel

Të tjera
-
Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për vjedhje të automjetit – vetura i kthehet pronarit
Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person...
-
Aksident trafiku në Prizren, lëndohen dy persona e shkaktohen dëme të mëdha materiale
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin, Grazhdanik të Prizrenit. ...
-
ZRRE paralajmëron shtrenjtim tjetër të energjisë elektrike
Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu th...
-
Haziri: Për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme, nuk votohet as për Kuvend e as për Qeveri
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për mosvotimin nga depute...
-
Haziri i reagon Kurtit: Ai që kundështoi gjithçka në këtë Republikë, e ka në dorë zgjidhjen e bllokadës
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për mosvotimin nga depute...
-
Seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt mbahet më 4 qershor
Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në ra...
-
Kurti viziton “Defender Europe 25”: Ushtria jonë po dëshmon aftësitë me ushtritë e NATO-s
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar zonën ku janë duke u mbajtur...
-
Qalaj gazetares: Nuk është e juaja që ta diskutoni pagën e deputetit
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka refuzuar të komentojë çështjen e pagave t...
-
Klitschko e sulm*on ashpër Zelenskyn
Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, kritikoi ashpër presidentin ...
-
Kosovën po e viziton ministri i Jashtëm i Tanzanisë
Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të ...
-
Deputeti i PDK-së uron Veselin për ditëlindje, publikon një foto të tij me Thaçin
Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një postimi n...
-
Vdes i riu që u pla*gos në Mal të Zi, është nga Shipoli i Mitrovicës
Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës ka vdekur si pasojë e plagëve të marra...