Fokus

Rreth 1 mijë kosovarë të “ngujuar” në Kroaci – Kosova nuk po mund t’u ofrojë zgjidhje

Autori: Halil Berisha 15:21 | 29 March 2020

Afër 1 mijë kosovarë të cilët kishin shkuar për të punuar në shtetin kroat, pas shpërthimit të pandemisë së Koronavriusit të ri, e që u mbyllën kufijtë, kanë mbetur në këtë shtet.

Ata nuk po mund të kthehen në Kosovë, derisa qëndrimi në shtetin kroat, ku më as nuk mund të punojnë është bërë shumë i vështirë, shkruan gazeta inFokus.

Kjo pasi ata nuk janë banorë rezidentë në këtë vend, andaj një pjesë e madhe e tyre, nuk kanë as vende se ku të jetojnë.

-Advertisement-

Të njëjtit, kanë bërë kërkesë në ambasadën e Kosovës në Kroaci, që t’u bëhet një zgjidhje e të kthehen në Kosovë.

Por, që deri tash kjo zgjidhje ende nuk është gjetur për ta.

Gazeta inFokus, ka biseduar me disa persona të cilët gjenden në shtetin kroat e që kanë kërkuar të kthehen, të cilët në kushte anonimiteti, kanë treguar për redaksinë, se numri i tyre që kanë bërë këso kërkesë është goxha i madh, deri në afër 1000 persona.

Këta thanë që kanë shkuar në Kroaci për punë sezonale, por që pasi u mbyllën kuftijë, kanë mbetur atje, e pavarësisht që bën kërkesa për t’u kthyer ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje pozitive, derisa tani as nuk kanë se ku të jetojnë, shkruan gazeta inFokus.

Gazeta inFokus, për këtë punë pati biseduar edhe me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, i cili ditë më parë pati pranuar se numri i atyre që kanë bërë kërkesa për t’u kthyer ka shkuar në mbi 500.

Mirëpo, ai ka thënë që është e vështirë t’u bëhet zgjidhje, pasi që ata kur të kthehen në Kosovë, do të duhet të karantinohen për 14 ditë.

Kjo sipas vendimit të marrë nga Qeveria e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, karantinimi i krejt këtyre personave përnjëherësh është i vështirë për të mos thënë i pamundur.

Megjithatë, veç kësaj, telashe tjetër është edhe mënyra e udhëtimit, për të ardhur në Kosovë.

Mirëpo, Kasapolli për gazetën inFokus pati thënë që janë duke shikuar mundësinë që të njëjtit ti sjellim ne aeroplanë “Charter”.

Këtë shqetësim për gazetën inFokus e ka ngritur edhe deputetja shqiptare në shtetin parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Prlaskaj, e cila tha që është shqetësues numri i krejt këtyre qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë mbetur në Kroaci, pas shpërthimit të pandemisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera