Rajoni dhe Bota

Rreth 1.500 infermierë kanë vdekur nga koronavirusi në mbarë botën

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 28 October 2020

Të paktën 1.500 infermierë në të gjithë botën kanë vdekur nga COVID-19, sipas Këshillit Ndërkombëtar të Infermierëve (ICN).

Në gusht, ICN-ja raportoi 1.097 infermierë të vdekur nga COVID-19, por tani numri është rritur jashtë mase me 1.500 vdekje dhe ende nuk dihet se edhe sa vdekje të personelit shëndetësor do të ndodhin.

Infermierët janë të zemëruar me sjelljen e njerëzve që nuk po i respektojnë masat anti-covid, por ata janë gjithashtu të zemëruar për mungesën e mbështetjes.

-Advertisement-

COVID-19 po vazhdon të bëjë kërdi në të gjithë Evropën dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor janë ndër më të prekurit në të gjithë kontinentin evropian.

Deri më tani, shtetet më të rrezikuara nga COVID-19 janë Republika Çeke, Belgjika, Gjermania, Spanja dhe Britania e Madhe, ku në rrezik të madh parashihet të jetë edhe Zvicra.

Deri më tani janë regjistruar 44 milionë të prekur me koronavirusi dhe mbi 1 milion vdekje.

Evropa është në prag të arrijë 10 milionë raste me koronavirus shkruan Euronews, transmeton Express.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera