Fokus

RRËNQETHËSE: Hyland  me lot në sy tregon emocionin e tij kur NATO ka ndërhyrë në Kosovë kundër Serbisë

Autori: Ermirë Berisha 23:13 | 24 June 2022

Ish – Drejtori Kombëtar Politik i Fushatës Elektorale për president, Christopher Hyland, me plot emocione ka treguar momentin kur është shpallur pavarësia e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

“Paj, unë isha i acaruar, sepse unë e kisha bërë atë sasi pune, për ti bërë të gjithë së bashku, dhe se në një farë forme pa thënë: shikoni, ja ku jam, më shikoni mua, unë e kam bërë këtë. Dhe se më pastaj, kur kryesisht nuk kam dëgjuar asgjë nga komuniteti shqiptar, unë ende e kam vazhduar vet, pavarësisht krejt gjërave që i kam bërë, meqë ra fjala kur e them këtë, me Xhim Xhemën mbetem mik, kemi qenë miq qysh prej kur jemi takuar, 35 vjet më përpara, 30 vjet cilado që ka qenë”, ka thënë Hyland.

Ai gjithashtu me lot në sy ka treguar dëshirën e tij për të qenë pjesë e historisë së Kosovës, ku u mundua të kontribojë në të gjitha format në të cilat kishte mundësi.

“Por, veç kësaj, miqësisë me Xhimin, unë e kam kurajuar atë, Xhimi më pastaj ka dhënë darkë për Bill Klintonin, dhe krejt ato gjëra të mëdha. Por, kur situata u bë si u bë, isha më tej se i acaruar, i shikoja gazetat dhe thosha: djem, unë mund të mos kem qenë plotësisht pjesë e asaj ngjarjeje, atë moment, por se në zemrën time unë qaja. Dhe se me më rëndësi, kur erdhi pavarësia, ajo vërtetë ishte çështje e madhe për mua, ishte diçka, sepse duhet ta kuptoni, unë vij nga New England, qyteti im i lindjes kishte një lartësim me britanikët në North Street, para Lexingtonit. Lafiet u ndal në Marblehead, dhe në Seilon një bllok prej ku unë jetoj, kemi sallën e Lafiet ku ai është ushqyer për atë që ka bërë në revolucion, francezët erdhën në ndihmë. Unë doja të marr pjesë në histori, që të ndihmoj të formohet një komb, dhe se ajo vërtetë ishte mirë, ishte shumë mirë. Kërkoj falje”, shtoi Hyland./Gazeta inFokus/

Emisioni i plotë:

Të tjera