Lajme

Rrënohet objekti pa leje 11-katësh në Mitovicë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 02 June 2018

Ashtu siç edhe premtoi kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, në Mitrovicë ka nisur rrënimi objektit banesor 11-katësh, i ndërtuar pa leje.

Eskavatori i angazhuar nga Komuna e Mitrovicës, ka filluar rrënimin e objektit 11- katësh, të ndërtuar pa leje në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.

Para fillimit të rrënimit të objektit kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe pronari i objektit të ndërtuar pa leje, patën një bisedë. Mirëpo, pronari i objektit nuk ia ka dalë të bindë kryetarin Bahtiri që të mos realizojë aksionin e rrënimit.

-Advertisement-

Pas kësaj ka filluar puna në rrënimin e objektit, ku janë të pranishme edhe forcat policore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera