Lajme

Rrëmujë në sallën “1 Tetori”, radhë të gjata për vaksinim

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 12 May 2021

Numër i madh i personave të moshës mbi 65 vjeçare kanë pritur në radhë për t’u vaksinuar në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë.

Mirëpo qytetarët nuk janë të kënaqur me mënyrën e organizimit të vaksinimit, pasi që sipas tyre po hynë shumë persona pa rend.

Ata janë ankuar për parregullsi, derisa kanë thënë se kanë pasur pritje të gjata për t’u vaksinuar.

-Advertisement-

“As nuk kemi rend, as nuk ka asgjë, as nuk dimë a do ta marrim vaksinën. Qe ky zotëriu thotë se duhemi vetëm numrin me e marrë e mandej pasdite me ardhë me e marrë vaksinën”, thotë për Rel një nga të moshuarat që po priste në rend.

Përveç Prishtinës, në këtë qendër do të vaksinohen edhe banorët e pesë komunave të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera