Rrëmbimi i policëve të Kosovës në Leposaviq, reagon Kurti

Autori: Gazeta inFokus
16:03 | 14 June 2023
Kryeministri i Kosovës ka reaguar lidhur me rrëmbimi e tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës në Leposaviq.
Ai e sheh këtë rrëmbim si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune.
“Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.
Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit”, ka shkruar Kurti.
Reagimi i plotë:
Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë.
Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.
Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit.
Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.

Të tjera
-
Nasim Haradinaj-Nexhmedin Spahiut: A po shko mbroje ish-policin tash në Serbi, ta shohim turrin
Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-anëtari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reagua...
-
Dosja penale e pronarit të restorantit që akuzohet për grabitjen në Suharekë
Në shtatorin e vitit 2023, Besart Istrefi, një pronar restoranti në fshatin M...
-
Ushtria e Iowa-s dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes
Në kuadër të partneritetit të gjatë mes Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Kosovë...
-
Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga gjithë Shqipëria
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar ndalimin e importit të...
-
LAJMI I FUNDIT: Aksident në Komoran, copat e veturave mbesin në tokë e nuk dihet ende për të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në Komoran, ku janë përfshirë dy ...
-
Murtezaj proteston, thotë se prezantimi i agjendës për Qeveri Uniteti po bëhet pa asnjë konsultim
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Valon Murtezaj, ka reaguar ash...
-
Kurti njofton se Kosova do t’i pranojë përkohësisht 50 migrantë të dëbuar nga SHBA
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se në një mbledhje të qeveri...
-
Në kampin “Vrella” u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të poligonit të gjuajtjes dhe me pengesa
Në Qendrën e Njësive të Specializuara në Vrellë të mërkurën u mbajt ceremonia...
-
Osmani: Serbia duhet të ndalë menjëherë fushatën e saj të arrestimeve politike kundër qytetarëve të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me arrestimin e fundit ...
-
Votimi i 12 tetorit, KQZ-ja vendos për afatet e aktiviteteve zgjedhore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për afatet e të gjitha aktivitetev...
-
LDK nesër mban konferencë nga ora 11, Abdixhiku shpalosë 15 pikat për Qeverinë e Unitetit
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se ...
-
MPJD me thirrje urgjente: Mos udhëtoni përmes Serbisë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka shprehur shqetësimin e thellë ...