Lajme

Rrëmbehet për borxh një burrë në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 30 June 2018

Një burrë është rrëmbyer për borxh mbrëmjen e së premtes në Fushë Kosovë, shkruan GazetaFokus.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës viktima është rrëmbyer nga tre persona të dyshuar.

Të dyshuarit fillimisht e kishin sulmuar viktimën dhe më pas e kishin futur me dhunë në veturën e tyre dhe ishin larguar.

-Advertisement-

Viktima është paraqitur në stacionin policor me lëndime trupore ku ju ka ofruar ndihma mjekësore. Ai gjithashtu ka deklaruar se kishte pasur një mosmarrëveshje me të dyshuarit rreth një borxhi.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre të dyshuarit ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera