Lajme

Rrëmbehet një person në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 27 June 2017

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Prishtinë pasi dyshohet të kenë rrëmbyer një person.

Viktima kishte raportuar në polici se ishte rrëmbyer me veturë dhe ishte rrahur, transmeton Infokusi.com

Sipas policisë së Kosovës gjatë arrestimit të dyshuarve u janë konfiskuar dy revole me tetë fishekë dhe një thikë.

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja, një predhë dhe një fishek.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera