Lajme

UP me rregullore të re: Ulje të pagesave dhe sanksione për profesorët

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 29 September 2017

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, ka miratuar Rregulloren për të ardhurat personale të personelit akademik, shtesat për funksione, honorarët dhe komisionet e përhershme në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Me anë të kësaj rregulloreje janë bërë disa ndryshime thelbësore që përfshijnë:

Reduktimin e temave të baçelorit dhe masterit që mund t’i mentorojë një mësimdhënës brenda një viti akademik;

Heqjen e pagesave për provime për mësimdhënës;

-Advertisement-

Uljen e pagesave për mentorë dhe anëtarë të komisioneve për mbrojtjen e temave në nivelin e studimeve të masterit dhe doktoratës.

Uljen e pagesave të komisioneve të përhershme të universitetit;

Uljen e pagesave për orë për bashkëpunëtorët e jashtëm për ligjërata dhe për ushtrime pa thirrje akademike në universitete publike;

Personeli akademik i emëruar apo i zgjedhur në njërin prej posteve udhëheqëse (rektor, prorektorë, anëtarë i Këshillit Drejtues, dekanë dhe prodekanë), pagën bazë do ta marr në përputhje me thirrjen akademike që bartë e jo siç ka qenë me rregulloren e deritanishme ku të gjithë janë paguar me pagën e profesorit të rregullt;

Ngritja e fondit të orëve mbinormë prej 5h në 6h (orë) në javë për ligjërata dhe prej 8h në 10h (orë) në javë për ushtrime (normë që e zvogëlon nevojën për angazhim të bashkëpunëtorëve të jashtëm)

Përcaktimi i minimumit dhe maksimumit të grupeve të studentëve në nivelin e studimeve të baçelorit dhe masterit, për ligjërata, ushtrime, laboratore, punë klinike etj.

Si dhe sanksionet të cilat kanë të bëjnë me mos-raportim të orëve të humbura (mosmbajtura) nga ana e profesorëve.

Miratimi i kësaj rregulloreje ka ardhur si rrjedhojë e vullnetit të menaxhmentit të UP-së për të bërë ndryshime pozitive në universitet, në mënyrë që të gjithë të punësuarit në UP të vlerësohen dhe shpërblehen vetëm mbi kriterin e bazave meritore, thuhet në njoftimin e UP-së.

Rregullorja në fjalë, e cila është miratuar në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të mbajtur me datë 08.09.2017,  do të hyn në fuqi nga 1 tetori 2017, ndërsa me kursimet e pagesave që do të bëhen sipas kësaj rregulloreje, krijohen mundësi më të mëdha për punësime të reja të personelit të rregullt akademik.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera