Lifestyle

Rregullat për një lidhje të mirë që shpesh injorohen

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 10 October 2017

Ne mendojmë rreth problemeve në lidhje vetëm kur fillojmë të pyesim veten se si kemi ardhur deri aty. Ne fillojmë të përmirësojmë lidhjen vetëm kur është vonë apo ndodhin gabimet, por duhet të fokusohemi vazhdimisht në drejtim të respektit dhe besimit. Dashuria ruhet dhe përkujdeset me ndihmën e këtyre rregullave që shpesh herë i neglizhojmë.

Sinqeritet

Për sinqeritetin që ne njohim, sepse sinqeriteti spontan është shpesh brutal dhe degradues. Nuk është e thënë, thjeshtë bëhuni të sjellshëm, të ndershëm në çdo gjë, gjithmonë. Kështu e ndërtoni besimin dhe e ruani sinqeritetin.

-Advertisement-

Kompromis

Ky është një mekanizëm kompleks dhe kërkon ndërgjegjësim dhe vullnet të ndërsjellë për t’u angazhuar në marrëdhënie. Kur ju merrni rolet e juaja gjinore, shihni se nuk ka rëndësi kush vesh pantallona, por që është i rëndësishëm ekuilibri. Në lidhje nuk ka nevojë askush për pushtet, të dy palët duhet të bëjnë lëshime dhe të sakrifikojnë nëse është e nevojshme.

Diskutimet janë të shëndetshme

Dramat e tepërta, ulërimat dhe kanosjet janë toksike. Diskutimet me argumente, marrja e qëndrimeve personale dhe mospajtimet me partnerin janë mëse të shëndetshme. Disa çifte lavdërohen se kurrë nuk argumentojnë, por këtu nuk ka asgjë për t’u lavdëruar.

Pranimi i së kaluarës të partnerit

Secili prej jush ka përjetuar sfida në të kaluarën. E tëra që ka ndodhur më parë, ka vendin dhe vlerën e saj. Madje edhe e kaluara më e keqe nuk duhet të cenohet sepse dikush ka qenë në luftë duke u mësuar për veten dhe jetën. Ju nuk duhet ta gjykoni partnerin për nga e kaluara e tij, por të shijoni momentin, sepse e tanishmja është gjithmonë një shans më i mirë, më realist dhe më i vlefshëm.

Mos e nënvlerësoni imagjinatën e partnerit tuaj

Dëgjojeni partnerin dhe kushtoni atij vëmendje, mos e nënvlerësoni partnerin kur është i tërhequr, imagjinativ dhe i heshtur. Ndoshta ai po pëson një proces apo ndonjë përjetim të brendshëm andaj edhe mos e nënvlerësoni atë sepse dicka e rëndësishme po ndodhë brenda tij.

Lexoni edhe këtë: Kështu duket shtëpia ku sundon energji shumë e mirë: Si është situata tek ju! [Foto]
Mos theksoni dallimet në gjuhën e dashurisë

Mundohuni të shprehni ndjenjat tuaja përmes asaj që partneri juaj e kupton më së miri dhe e vlerëson atë. Shpjegoni atij se çfarë është gjuha juaj e dashurisë, çfarë duhet thënë apo bërë, në mënyrë që të jeni të dashur dhe të mbrojtur. Ndoshta një pëshpëritje e lehtë apo butësia e fjalëve tuaj kur ai është i shqetësuar, t’i përgatitni ushqimin e tij të preferuar apo t’i sjellni ndonjë kafe. Në këtë rast, ju nuk keni nevojë të ringjallni revolucionin feminist, por thjeshtë përshtatuni në gjuhën e tij të dashurisë.

Të shqetëson për atë që nuk e merr dhe të mungon

Partneri juaj nuk e di se çfarë ju mungon në lidhje nëse ju nuk ia thoni atij. Ndoshta është tip dinamik dhe vazhdimisht në lëvizje, ndërsa juve ju mungon qetësia e përbashkët dhe atmosfera e rëndomtë apo anasjelltas – ju mungon të angazhoheni me aktivitete të përbashkëta në shtrat si dhe jashtë shtëpisë. Nuk është e vështirë të arrihet një kompromis kur e njihni saktësisht partnerin tuaj.

Mos hiqni dorë nga privilegjet

Ju nuk keni nevojë të ndaloni së bëri atë që keni bërë në fillim të lidhjes. Nëse ai gjithmonë ju ka përcjellur për në shtëpi, nëse e keni pritur gjithmonë para dere, nëse bashkarisht keni bërë atmosferë, mos ndaloni së bëri këto gjëra sepse kjo nënkupton se keni ndërprerë interesat e përbashkëta për njëri-tjetrin.

Mos keni frikë nga biseda të rënda

Këtu bëjnë pjesë gjithçka që varet në fuqinë tuaj, gjithçka që keni investuar në marrëdhënien tuaj, sinqeriteti, njohuria dhe mirëkuptimi i partnerëve, besimi dhe respekti që keni ndërtuar, kompromiset që keni arritur, përshtatja me njëri-tjetrin etj. Nuk ekziston ndonjë bisedë aq e vështirë apo e rëndë që mund të rrënojë apo përmbysë një themel të tillë./femra.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera