Shëndetësi

Rregullat e Covid shkaktuan ankth masiv, studimi nxjerr në pah dëmet psikologjike pas pandemisë

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 21 November 2023

Një nga problemet më shqetësuese për studiuesit për pasojat që ka lënë Covid-19 tek njerëzit është dëmtimi i shëndetit mendor. Sipas hulumtimeve të fundit pjesa më e madhe e atyre që i ndoqën rregullat rreptësisht vuajnë nga stresi, ankthi dhe depresioni.

Njerëzit që ndjekur me përpikmëri rregullat anti-Covid sipas një studimi kanë një shëndet mendor të keq. Pandemia ka një ndikim të qëndrueshëm në këtë aspekt edhe pas tre vitesh.

Akademikët në Universitetin Bangor thonë se ata që iu përmbajtën më rreptësisht kufizimeve vuajnë nga stresi, ankthi dhe depresioni më shumë se ata që e kaluan më me lehtësi.

-Advertisement-

Studimi i ndan në dy kategori, ata të cilët janë më të kujdesshëm, të ndjeshëm dhe të vetëdijshëm për nevojat e të tjerëve dhe ata të cilët janë më të pavarur, më konkurrues dhe që u pëlqen të kenë kontroll mbi jetën e tyre.

Akademikët i bazuan gjetjet e tyre gjatë anketave prej muajit shkurt në muajin qershor të këtij viti.

“Gjatë gjithë periudhës së pandemisë, fushatat e ndërgjegjësimit u krijuan për të siguruar që njerëzit të vazhdonin të ndiqnin rregullat. Por nuk kishte asnjë fushatë mesazhesh pasi dolëm nga pandemia për t’i ndihmuar të gjithë të kalojnë në mënyrë të sigurt në normalitet” thekson studimi.

Ekspertët thonë se dëmi që Covid i bëri shëndetit mendor është arsyeja kryesore që kërkesa për shërbimet psikologjike dhe psikiatrike është rritur në vitet e fundit.



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera