Rregullat e COVID-19: Ambasada e Kosovës në Romë me njoftim të rëndësishëm për kosovarët në Itali
Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 20 January 2021
Ambasada e Kosovës në Romë i bën thirrje shtetasve kosovarë me banim/qëndrim në Itali të respektojnë masat dhe protokollet parandaluese antiCovid-19, të përcaktuara në Dekretin e fundit të Qeverisë italiane, i përditësuar më 14 janar 2021, i cili parashikon zgjatjen e gjendjes emergjente me kufizimet e lëvizjes.
Deri më 15 shkurt 2021, parashikohen kushtëzime për qarkullimin dhe lëvizjen brenda territorit italian: çdo lëvizje mes komunave (përjashtohen ato me më pak se 5000 banorë), prefekturave dhe rajoneve është e ndaluar; lejohen lëvizjet vetëm për arsye pune, shëndetësore, kthim në vendbanim dhe nevoja urgjente, ku parashikohet gjithsesi formulari i vetë deklaratës ku dëshmohet arsyeja e lëvizjes.
Udhëtimet Itali/Kosovë dhe anasjelltas: lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara, dhe për hyrjen/kthimin në Itali, parashikohet vetë izolimi i detyrueshëm 14 ditorë, si dhe mbikëqyrja shëndetësore. Sipas këtij dekreti, këto masa mbesin në fuqi nga 16 janari deri më 5 mars 2021.
Kalimi transit nëpër Itali: të gjithë shtetasit kosovarë që udhëtojnë nga shtetet e BE-së mund të kalojnë transit përmes rrugëve tokësore, duke plotësuar formularin e vetë deklarimit, ku shpjegohet qartë qëndrimi në 14 ditët e fundit, duke respektuar detyrimin që të lëshojnë territorin italian brenda 36 orëve.
Lejet e qëndrimit/permessi di soggiorno: të gjithë shtetasit kosovarë të cilëve u ka skaduar leja e qëndrimit italiane, DPCM Nr.2 i datës 14.01.2021, neni 5, parashikon zgjatjen e vlefshmërisë së tyre deri më datë 30 prill 2021.
Ambasada e Kosovës në Romë njofton se gjatë kësaj periudhe do të ofrojë shërbime konsullore vetëm me termine/takime të rezervuara paraprakisht, ndërsa bashkatdhetarët për çdo kërkesë me natyrë urgjente mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 06/85356571, nga e hëna deri të enjten nga ora 09 – 17; numrin emergjent: +39327452991; E-mail: [email protected]; [email protected] ose FB: @Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali.
“Ju ftojmë të kontrolloni vazhdimisht uebfaqen zyrtare dhe profilin tonë zyrtar në Facebook për t’u informuar mbi përditësimet e reja lidhur me rregullat e qarkullimit. Vetëm në këtë mënyrë, duke respektuar me rigorozitet masat parandaluese, ne mbrojmë shëndetin tonë dhe atë të afërmeve tanë”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...