Lajme

Rregulla të reja për kalimin në kufirin Shqipëri-Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 13 October 2021

Nga e mërkura e 13 tetorit, të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë nga Shqipëria në Kosovë, do të përballen me masat e reja e vendosura nga ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë (MEPJ).

Ata duhet të jenë të pajisur me certifikatë vaksinimi, dëshmi që e kanë kaluar COVID-19 ose test PCR, të lëshuar në jo më pak se 21 ditë dhe jo më vonë se 180 ditë.

Ministria njofton se nga këto rregulla do të përjashtohen disa kategori.

Kjo, duke filluar nga qytetarët që do të largohen nga Kosova brenda tre orësh, ata që kalojnë transit, ata që punojnë në sektorin e transportit, shtetasit e Kosovës që kanë dalë jashtë vendit në 12 orët e fundit, diplomatët e huaj si dhe personat nën moshën 16 vjeç.

Të tjera