Lajme

Rregull i ri për veteranët që marrin pension

Autori: H. Smajli 13:31 | 12 October 2020

Tashmë edhe veteranët dhe të gjitha kategoritë e tjera të dala nga lufta janë të obliguar të paraqiten  çdo 6 muaj në mënyrë që të vazhdojnë ta marrin pensionin.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën inFokus, Udhëheqës i Divizionit për komunikim me Publikun  në Ministrinë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Musa Demiri.

Demiri ka thënë se për këtë paraqitje çdo 6 muaj janë të obliguar të gjitha kategoritë e dala nga lufta përfshirë edhe veteranët.

-Advertisement-

“Janë të obliguar që të nënshkruajnë dhe të paraqiten në zyrat adekuate çdo 6 muaj, të gjithë ata që marrin pagë veteranësh dhe të gjitha kategoritë e dala nga lufta”, ka thënë Demiri./

E në një komunikatë për media nga MPMS-ja kanë konfirmuar se lajmërimet e tilla për shkak të COVID-19 janë shtyrë deri më datën 31 dhjetor të vitit 2020.

Kjo vlen për të gjitha kategoritë, shkruan gazeta inFokus.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes këtij njoftimi, njofton të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës (duke përfshirë edhe përfituesit e skemave të kategorive të luftës), të cilët kanë qenë të obliguar të lajmërohen në zyrat e administratës së pensioneve nga muaji mars 2020 e nuk janë lajmëruar për shkak të pandemisë Covid 19, me qellim të shmangies së grumbullimeve para sporteleve,  shtyhet afati i lajmërimit deri më 31 dhjetor 2020, do të thotë se deri në fund të dhjetorit 2020 nuk do të suspendohen nga pagesa.

Me qëllim të mbrojtjes nga Covid 19, të gjithë pensionistët që paraqiten në këto zyre, janë të obliguar që t’i përmbahen rekomandimeve që dalin nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe nga Ministria e Shëndetësisë, që janë, pos tjerash bartja e maskave dhe ruajtja e distancës”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera