Rrëfimi rrëqethës i gruas që kërkon urdhër mbrojtjeje: Si më kërcënon ish-burri edhe pas divorcit
Autori: Gazeta inFokus
22:35 | 03 Shtator 2017
TIRANE – “Ai më tha, mos shko në polici. Mos dil nga dera e shtëpisë, se e shikon çfarë të gjen pastaj”. Kërcënimi në fjalë është pjesë e rrëfimit rrëqethës të bërë nga një grua e divorcuar në Gjykatën e Tiranës, gjatë seancës për marrjen e një urdhri mbrojtjeje.
Sipas saj, ky kërcënim ishte vetëm një nga dhjetëra të tillë në vazhdimësi, nga ana e ish-bashkëshortit, me të cilin ishte divorcuar për shkak të dhunës që ushtronte ndaj saj. E gjendur e pafuqishme para kërcënimeve të vijueshme të shtetasit G. D., babait të tre fëmijëve të saj, gruaja me iniciale Gj. M. ka trokitur në Gjykatë për të marrë një urdhër-mbrojtje.
Shqyrtimi është bërë gjatë muajit gusht dhe në përfundim, Gjykata ka miratuar kërkesën e saj, duke i dhënë mbrojtje dhe urdhëruar ishbashkëshortin, të paditurin të mos e kontaktojë, kërcënojë, apo afrohet më afër se 100 metër distancë. Referuar vendimit të Gjykatës, historia e Gj. M. ka shumë pika takimi me atë të gjyqtares Fildes Hafizi, e cila përfundoi tragjikisht dy ditë më parë, duke u vrarë me armë zjarri nga ish-bashkëshorti, Fadil Kasemi.
Sipas vendimit, paditësja Gj. M. i ka thënë gjykatës se i padituri ishte ish-bashkëshorti i saj, me të cilin kishte tre fëmijë. “Ai më ka dhunuar gjatë gjithë kohës dhe për këtë shkak kam kërkuar zgjidhjen e martesës në Gjykate. Gjykata ka vendosur që fëmijët të qëndrojnë me mua, ndërsa ai ka të drejtë t’i takoje dhe të paguajë detyrimin ushqimor.
Për shkak të dhunës që ai ushtronte mbi mua, unë jam larguar nga shtëpia bashkë me fëmijët dhe jetoj te shtëpia e një familjarit tim. Gjate gjithë kësaj kohe ai nuk na lë të qetë. Ai vjen e te shtëpia ku po rri dhe më kërcënon që do të më marrë djalin e vogël. Ai më shan dhe më kërcënon duke prishur qetësinë e familjes e familjarit që po më strehon. Kam kërkuar urdhër mbrojtjeje në gjykatë, në maj të këtij viti, por çështja u mbyll në gjykatë, sepse vëllai im nuk erdhi që të dëshmonte.
Ai përsëri vazhdon që të vijë te shtëpia ku rri dhe më kërcënon, duke kërkuar që ai të vijë të jetojë me mua aty ku rri. Edhe kur i merr fëmijët për takim, sipas vendimit të gjykatës, ai dhe familjaret e tij më kërcënojnë dhe më bëjnë presion psikologjik për faktin që unë u ndava nga bashkëshorti im. Po kështu, edhe kunati im më ka kërcënuar duke më thënë që bëj prove edhe ndahu dhe do ta shikosh”, ka pohuar para gjykatës gruaja e kërcënuar nga ishbashkëshorti.
Një nga episodet e fundit të kërcënimeve, sipas saj, ka qenë ai i 18 korrikut, kur ish-bashkëshorti i ka ccuar në banesën ku ajo rrinte djalin e vogël. “Ish-bashkëshorti im ka sjellë djalin dhe më ka thënë që ai është djali i vogël dhe më takon mua që ta mbaj. Ai më tha mos shko në polici.
Mos dil nga dera e shtëpisë se e shikon se çfarë të gjen pastaj. Ai gjatë gjithë kohës kërkon që të vijë të banojë në shtëpinë ku po jetoj. Ai është i alkoolizuar dhe nuk e di se çfarë bën. Mua më kanë strehuar për të më ndihmuar, por me veprimet e tij me ka shqetësuar, edhe mua, edhe familjen ku rri, që nuk ka asnjë lidhje me të. Më kanë thënë që duhet të rregulloj këtë situatë, në të kundërt nuk mund të na strehojë”, vijonte rrëfimi i të kërcënuarës.
Në përfundim, ajo i kërkonte gjykatës mbrojtje, duke pohuar se nuk kishte asnjë mundësi tjetër se ku të shkonte, pasi nëse do të vijonin shqetësimet e ish-bashkëshortit, mund të mbetej në rrugë të madhe. “Unë nuk kam mundësi që të shkoj diku tjetër dhe ngelem në rrugë të madhe dhe pa asnjë ndihmë bashke me fëmijët, prandaj kërkoj që të më ndihmoni që ai të mos më shqetësoje më. Kërkoj urdhër mbrojtjeje nga gjykata pasi ndihem e kërcënuar nga pala e paditur, sepse ai më ngacmon vazhdimisht. ar.ba.

T� tjera
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...



































