Rrëfimi prekës i gruas së Enver Zymberit: Familja e burrit m’i mori paratë, më kanë qitë prej shpisë
Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 07 September 2022
Në ditën e Policisë së Kosovës, është kujtuar polici Enver Zymberi. Bshkëshortja e tij, Drita Zymberi, është rrëfyer për gjendjen e saj dhe të fëmijëve të saj, pas vrasjes së burrit të saj, që u shpall hero. Ajo ka paditur familjen e bashkëshortit, pasi thotë se ia kanë marrë paratë dhe e kanë lënë pa strehë.
Njëmbëdhjetë më parë, në një aksion policor në veri, u vra polici i njësisë speciale, Enver Zymberi. Ai kishte lënë pas gruan shtatzënë me tre fëmijë.
Tani ajo thotë se jeton në Vushtrri, në një banesë rreth 50 metra katrorë, e cila i është falur dhe mbijeton me një pension, që e merr pas vrasjes së burrit.
“Më kanë qitë prej shpisë. Tash jam për momentin në banesë, me katër fëmijët. Më kanë çu me i tërheq 32 mijë euro. Kam qenë e pavetëdijshme, kam qenë në ndikim të barërave”, thotë ajo në një rrëfim në ATV.
“M’i kanë marrë paratë, kanë bërë pagesë të një shtëpije”, thotë bashkëshortja e Zymberit.
Ajo thotë se kërkon vend të punës e madje për këtë i është adresuar edhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës.
“Më kanë premtu, prit për një kohë, por e kam parë që nuk ka asgjë”, thotë zonja Zymberi.
Ajo tregon se për momentin jeton me fëmijët në një banesë në Vushtrri, të cilët e ka të falur.
“Prej të ardhurave nuk kemi, përveç pensionit dhe familja ime”, thotë ajo.
Paratë të cilat iu dhanë si ndihmë, pas vrasjes së burrit të saj derisa ishte në detyrë, thotë se ia mori vjehrri i saj dhe me to kanë blerë një shtëpi, në të cilën thotë se nuk jeton ajo.
“Dy javë pasi u vra bashkëshorti im, kanë blerë shtëpi në Vushtrri dhe më kanë çuar mua t’i tërheq 32 mijë euro”, thotë ajo.
Ajo thotë se me djalin e kanë paditur familjen e bashkëshortit të saj për përfitimet.
“Në mos gaboj, lënda është në Mitrovicë, por akoma nuk na kanë thirrur, as asgjë. Edhe pse ata të burrit po thonë se e kanë hequr atë lëndë, por nuk besoj, se pa ma thirrur mua, nuk e tërheqin”, thotë gruaja e policit të vrarë.
“Me ato të hollat, unë e kam blerë shtëpinë, por ajo është në emër të kunatit të madh”, rrëfen Drita Zymberi.
Të tjera
-
India shkon drejt qendrave të votimit në zgjedhjet më të mëdha në botë
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...
-
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por tregon çka kërkojnë disa shtete
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është opti...
-
Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mban mbledhje në ora 14:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14...
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund ta humbasë luftën pa ndihmën e SHB...
-
Bilall Kasami: Një telefonatë se Serbia po bën manovra në kufi me Kosovën, ia pamundësoi Kurtit ardhjen në Berlin
Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veri...
-
O’Brien sot në Beograd, do të takohet me udhëheqësit e Serbisë
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Valon Murati kritikon Kurtin: Nuk është kohë e mburrjeve
Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryemi...
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...