Lajme

Rrëfimi prekës i familjarit: I pash nga kulmi serbët duke ma vrarë nënën dhe katër motrat

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 28 April 2021

Bekim Gashi nga Suhareka është kthyer në kohë dhe ka kujtuar momentin e vështirë që ka përjetuar 22 vite më parë.

Ai ka rrëfyer për ATV se si forcat serbe ia kanë vrarë nënën dhe katër motrat e tij në oborr të shtëpisë.

“Në vendin ku ishim unë me mixhën aty nuk hyrën brenda dhe vetëm e hudhën një bombë, ndërsa aty ku ka qenë nana me motrat ata i kanë marrë i kanë qit në mes të oborrit dhe aty ka ndodh vrasja. Unë prej atij momenti ku jemi sulmu na, unë kom hyp në kulm të shtëpisë i cili ka qenë i granatum dhe nana në ato momente ka qenë ende gjallë, ka lyp ujë po s’ka pas mundësi me u afru pasi kanë qenë të rrethekum, unë veç i kom përcjell prej kulmit s’kisha mundësi se si dilsha posht më vrajshin edhe mu tani mas datës 27 në mbrëmje jam largu, ata i kom lan aty hale”, ka thënë Gashi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera