Rrëfimi prekës i Abidal: Doja t’i inkurajoja, por Messi refuzoi
Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 12 January 2018
Eric Abidal ngriti trofeun e Champions League të vitit 2011, madje edhe me shiritin e kapitenit vetëm për atë ndeshje, pasi ishte rikthyer nga operacioni i parë kundër tumorit në mëlçi. Një moment që përloti shumë futbolldashës dhe ndoshta mund të konsiderohet si një nga fotot më të bukura të futbollit të viteve të fundit.
Megjithatë, pas triumfit në fushë dhe fitores së parë ndaj sëmundjes, mbrojtësi i majtë francez u desh të luftonte sërish, derisa më në fund bëri transplantin e mëlçisë një vit më vonë.
E gjithë kjo histori vuajtjesh dhe triumfi është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes nga vet lojtari, i cili ka rikujtuar gjithçka gjatë një interviste të dhënë për “Canal Plus” me ish-shokun e tij të Kombëtares franceze, Olivier Dacourt. Muaj gjatë të cilave, siç shprehet ai, u kthye në një “kufomë që ecte”.
Dy ishin episodet që ranë më shumë në sy gjatë intervistës.
Një herë i kishte dërguar një video inkurajimi shokëve të skuadrës katalanase, por reagimi i tyre e bëri të kuptonte realisht kushtet në të cilat po jetonte, mes jetës dhe vdekjes.
“Disa prej shokëve më kanë parë teksa isha dobësuar shumë. Regjistrova një video përpara një ndeshjeje të rëndësishme, për t’iu thënë që të mos shqetësoheshin për mua, sepse ishte njësoj si të isha atje me ata. E dini se si m’u përgjigj Messi? Të mos u dërgoja më video të atilla, sepse do t’u kisha shkaktuar efektin e kundërt”, rrëfen Eric Abidal.
“Mendoja se do të kishte një efekt pozitiv, kështu që u shkruajta forca djema. Por ata më shihnin asokohe si një kufomë që ecte, e kjo i trishtonte shumë”, thotë më tej Abidal.
Më pas tregoi mes emocioneve të mëdha edhe për vizitën e Henry që i kishte bërë në Nju Jork.
“Kur e pashë në fund të korridorit nisa të qaja si fëmijë. Nuk doja që të më shihte në atë gjendje, por m’u bë shumë qejfi që erdhi të më takonte”, shprehet Abidal.
Sa i përket periudhës së dhimbshme, tregon:
“Kisha një dhimbje të tmerrshme, që nuk e kisha ndierë kurrë në jetë. Ishte e padurueshme, si një thikë që ngulej ngadalë në një plagë të hapur. Madje, kur mjeku më thoshte se do t’i nënshtrohesha një tjetër operacioni, mund të duket e çuditshme, por gëzohesha”, mbyll intervistën Abidal.
Të tjera
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...
-
Vràsja e Gjyljeta Ukellës, dëgjoni hoxhë Enes Gogën i cili tregon se çfarë ndodhi sot në ditën e premte
“Nëse dikush guxon me privu nga jeta pa të drejtë, një person tjetër atëherë ...
-
O’Brien zbarkon në Beograd, nesër mban takim me Vuçiqin
Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamen...
-
Vazhdon akuzat Sanduloviq: Me urdhër të kujt po kërcëńohet, përgjohet dhe ndiqet vajza ime?
Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka treguar detaje të reja nga rasti i hed...
-
Lajçak: Nuk ka të ardhme evropiane për Kosovën e Serbinë pa normalizim të marrëdhënieve
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbis...
-
Kryetari i Zubin Potokut për referendumin e së dielës: Nuk do të këtë sukses dhe s’do të dal të votoj
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka vlerësuar se referendumi i së dielë...
-
Në OKB kërkohet që Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht
Gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet m...
-
Çka po synon Serbia me testimin e ąrmëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet usht...
-
Policia e Kosovës arreston një shtetas nga Maqedonia e Veriut, ishte në kërkim ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Ve...