Lajme

Rrëfimi i përkthyesit që hyri në Kosovë në ditën e parë të çlirimit

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 12 June 2018

Kur hynë në Kosovë paqeruajtësit e NATO’s u shoqëruan edhe nga disa të rinj të ikur në Maqedoni. Ata që dinin anglisht u angazhuan për përkthim. Kujtim Gjevori është njëri prej tyre që ka plot kujtime e emocion nga 12 qershori i vitit 1999 .

Bashkë me ushtarët britanik në qershor të 1999 nga Maqedonia në Kosovë hyri edhe kosovari Kujtim Gjevori, që shërbente si përkthyes.

Ai s’gjen fjalë të përshkruajë ndjenjën kur hyri në Kosovë në një ambient tjetër kur paramilitarët serb po largoheshin drejt Serbisë.

-Advertisement-

Gjevori përshkruan kontaktet e para të UÇK’së me ushtarët e KFOR’it.

Ish-përkthyesi tregon se KFOR’i e kishin të zorshëm të dallonin ushtarët e UÇK’së nga ata paramilitarë serb.

Ai tregoi se në ditët e para të zbarkimit në Kosovë gjumin e bënin në tokë afër rrugës dhe jo në male nga frika e minave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera