Lajme

Rrëfimi për asfaltin në Sallagrazhdë të Suharekës që mund ta lëvizësh me dorë

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 14 October 2017

Këto pamje kanë qarkulluar prej tre ditësh ne rrjete sociale. Ato janë në një pjesë të rrugës “Tre dëshmorët e Tivarit” që lidh fshatin Sallgrazhdë me fshatrat Savrorë dhe Mushtisht. Kjo rrugë është projekt dyvjeçarë i Komunës së Suharekës.

Edhe pas një javë që është shtruar asfalti gjendja është e njëjtë, asfalti lëviz. Trashësia e tij sa shkon në fund të rrugës edhe zvogëlohet. Në pjesët tjera është 8cm kurse në fund shkon deri në 6 cm, raporton Ndërtimi.info.

Kjo sipas zyrtarëve të Komunës së Suharekës, që është autoritet kontraktues, ka ndodhur pasi në metrat e fundit është shtruar asfalti sa ka mbetur në sasinë e planifikuar, pasi rruga do të vazhdojë edhe më tej dhe se kjo pjesë do të pritet.

-Advertisement-

Autoriteti kontraktues, që kanë folur pas kamerës, nuk shohin problem këtë gjendje në fund të rrugës, pasi është projekt dyvjeçar që do të vazhdojë dhe çdo prishje do të sanohet.

Sipas njohësve të kësaj fushe mbi shtresën e parë të asfaltit duhet të shtrohet edhe një shtresë tjetër prej 5cm, e cila nuk është e planifikuar. Sipas asaj që merr vesh Ndërtimi.info, kjo ndodhë jo vetëm në këtë rrugë, pasi nuk ka mjete të mjaftueshme.

Në anën tjetër, banorët e kësaj zone ankohen dhe thonë se ky projekt është vetëm me qëllim elektoral.

Kjo rrugë ka edhe probleme tjera. Shtyllat elektrike nuk janë zhvendosur ende nga KEDS-i, ndërsa në disa pjesë ka probleme edhe me banorët të cilët kontestojnë trasenë e rrugës, e cila mund të kalojë në tokat e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera