Lajme

Rrëfimi për 400 myslimanët e vrarë dy ditë para Bajramit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 01 September 2017

Përderisa bota bëhej gati që të festonte Kurban Bajramin në një rajon të Bangladeshit, një provincë e banuar me mysliman u la në gjak pas një ndërhyrje të ushtrisë kundër kryengritësve mysliman në Rakhine.

Afro 400 veta janë vrarë pas luftimeve dhe trupat e mbi 40 vetave janë hedhur në lumin e Bangladeshit, dhe kanë detyruar mijëra të tjerë që të emigrojnë matanë kufirit.

Në veri-perëndim të Myanmairt aty ku jeton pakica myslimane, është ushtruar terror kundër myslimaneve, në një konflikt që ka nisur dekada më parë pasi kryengritësit në Rohingya sulmuan forcat e sigurisë. Ushtria iu përgjigj me një kundër-ofensivë të madhe.

-Advertisement-

Në mesin e viktimave janë edhe 15 fëmijë dhe 11 gra, trupat e të cilëve janë hedhur në lum.

Të mbijetuarit kanë rrëfyer histori tronditëse mbi terrorin që kanë përjetuar nga forcat e ushtrisë.

Një grua që ka humbur burrin dhe dy fëmijët ka thënë se forcat ushtarake nuk kanë shikuar nëse viktima ka qenë fëmijë 5 vjeçar apo plak 89 vjeçar por kanë pasur për qëllim vetëm shkaktimin e terrorit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera