Lajme

Rrëfimi i një nëne për djalin që ia masakruan serbët: E kam parë që ia kishin nxjerrë sytë

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 02 May 2023

Dyshime kanë, por ende familjarët nuk kanë arritur t’i verifikojnë e aq më pak t’i sjellë dikush para organit gjykues të dryshuarit për vrasjen e 116 civilëve në masakrën e Studimes së Vushtrrisë, e cila ndodhi më 2 maj të 1999-ës.

Të mbijetuarit e kësaj masakre të martën përkujtuan 24 vjetorin e kësaj ngjarje të hidhur e cila ndodhi gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke kërkuar drejtësi për të vrarët.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë homazheve e vizitës që bëri në varrezat e martirëve në këtë fshat të Vushtrrisë u zotua se do të bëjë ç’është e mundur që kryerësit e masakrës të gjykohen ndërsa kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se nëse nuk bëhet gjë në këtë drejtim, krimineli nëse s’pendohet është i gatshëm ta kryejë të njëjtin krim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera