Lajme

Rrëfimi i kosovarit që punoi në Afganistan, tregon se si u sulmua kampi ku ka punuar

Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 17 August 2021

Një kosovar i cili ishte në Afganistan gjatë viteve 2007 dhe 2008 thotë se gjendja e atëhershmë ishte shumë më stabile duke i krahasuar ndër vite të cilën ishte prezent ushtria amerikane.

Këto dhe më shumë ka folur Admir Saliu për eksperiencat e tij gjatë shërbimit të tij në një bazë amerikane.

“Unë kam qenë në vitin 2007 2008 kryesisht kam punuar për ushtrinë amerikane”.

-Advertisement-

“Kur kam qenë unë ka qenë situata më stabile duke krahasuar prej ndërhyrjes amerikane nga viti 2001”.

Duke treguar për eksperiencat e tij, ai thotë se për shkak të protokollit të kompanisë që ai punonte, nuk ka mundur të dal dhe të vizitojë Afganistanin.

“Unë kryesisht kam qenë në kamp asnjëherë nuk kam dal në Kabul, kam shërbyer në kampin më të madh ushtarak në Bagram”.

“Nuk kam pasur mundësi të dal të vizitoi Afganistanin dhe po ashtu kam punuar në Irak dhe nuk kam pasur mundësi as aty të dal”.

“Sepse e kemi pas të ndaluar të dalim sepse ishin rregulla të kompanisë,i vetmi kontakt me Afganistanin ka qenë vetëm në treg”.

Kur u pyet për eksperiencat e tij me talibanët, Salihu nuk pati edhe shumë për të treguar për shkak të ndalimeve që iu kishin bërë atyre për shkaqe të sigurisë, mirëpo kampi ku ai qëndronte është sulmuar disa herë por pa sukses.

“Nuk kam parë ndonjë situatë specifike por disa herë është sulmuar kampi ku kam qenë unë mirëpo aty ishte i sigurt duke i krahasuar kampet e tjera”.

“Rrugës nga Dubai në Kabul ka pasur një pengesë ku jemi detyruar të zbresin në Kandahar dhe aty ka pasur disa të shtëna jo më shumë”.

SHBA-ja ishte prezent në Afganistan që nga viti 2001 deri në vitin 2021, ku pas vendimit të presidentit Joe Biden, janë tërhequr forcat amerikane, kjo që ndihmojë talibanët ta marrin në kontroll shtetin brenda nëntë ditësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera