Rrëfimi i gjykatëses famëkeqe serbe Danica Marinkoviq që e dënoi Albin Kurtin me 15 vjet burg (VIDEO)
Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 10 October 2019
Gjyqtarja serbe e masave të dhunshme e instaluar në Prishtinë, Danica Marinkoviq e cila gjatë viteve 90’të pothuajse ka dënuar të gjithë shqiptarët që kanë refuzuar në ndonjë mënyrë regjimin serb, ka rrëfyer sot në një televizion në Beograd se si e kishte dënuar Albin Kurtin në vitin 1999 pas arrestimit në Prishtinë gjatë bombardimeve. Ajo ka thënë se Kurtit është “nacionalist ekstrem” duke rrëfyer se si para gjykatës kishte refuzuar të gjithçka, që nga shtetësia serbe deri te refuzimi i referencës ‘e ashtuquajtur’ kur Gjykata i është referuar Republikës së Kosvës dhe UÇK’së,
Albin Kurti në vitin 1999 ishte pjesë e Zyrës së UCK’së në Prishtinë e cila drejtohej nga Adem Demaçi e ku Kurti ishte si ndihmës i tij dhe përkthyes.
Marinkoviq ka filluar rrëfimin me arrestimin e Kurtit gjatë bombardimeve të NATO’s nga Policia e Serbisë duke treguar se vetë ka qenë gjyqtare hetuese e rastit.
“Gjatë marrjes së të dhënave personale kur është pyetur se shtetas i cilit vend është menjëherë kam ardhur në përfund se ai është nacionalist ekstrem, me nacionalitet më tha se është shqiptar, e kur e pyeta se shtetas i cilit vend është tha i Republikës së Kosovës , pra atëherë as që ka ekzistuar Republika e Kosovës. Ne i thamë se krahina e Kosovës është në kuadër të Serbisë, ai tha “jo” unë nuk e njoh shtetin serb, është shtet okupator, populli serb është okupator dhe unë jam shtetas i Republikës së Kosovës” ka thënë Marinoviq.
Ajo më pas ka thënë se kur u ka kërkuar daktilografëve që ta shkruajnë “e ashtuquajtura Republikë e Kosovës” përsëri ka marrë reagimin e Kurtit.
Marinkoviq ka vazhduar tutje duke thënë se e ka pyetur nëse Kurti ka shërbyer në armatën jugosllave, edhe këtu kishte marrë përgjigje se edhe “po të merrja ftesë nuk do të shkoja pasi armata jugosllave është okupatore dhe armike”.
“Ai i është bashkuar UÇK’së në vitin 1998, dhe ai më tha mua mos gaboni ta shkruani e ashtuquajtura UÇK se për ne shqiparët UÇK është ushtri e vërtetë çlirimtare, e cila po lufton me policinë serbe për ta çliruar Kosovën që ta bëjmë shtetin e pavarur” ka thënë Marinkoviq.
Gjyqtarja tani e pensionuar që ua ka nxirë jetën shqiptarëve më pas ka rrëfyer për dënimin e Kurtit pas procesit kundër tij në Nish ku Kurti ishte dënuar me 15 vjet burgim. Por, natyrisht nuk e ka përmendur rrahjen e Kurtit pas refuzimit për t’i njohur autoritetet serbe. Kurti vetë ka rrëfyer se pas kësaj rrahje nuk ka mundur të ec një javë.
Marinkoviq po ashtu ka shkëputur edhe momentin kur Kurti ishte liruar nga burgu, pas presionit ndërkombëtar, refuzimin për ta nënshkruar dokumentin që ia falë një pjesë të burgut.
Të tjera
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...
-
Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, dyshohet se kontrabandoi mallra me veturë private
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se ka suspenduar një zyrtar po...
-
Hamza kritikon Kurtin: Qeveria e tij ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...
-
PDK i kthen në Kryesi deputetët dhe kryetarët e komunave, vend të rëndësishëm i jep edhe aderimit më të ri
Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë shumë seriozisht mobilizimin për zgje...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka...
-
Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në ta...
-
Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend – akuza Qeverisë për “tenderët sekretë”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovë...
-
Aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve, shqiptohen dhjetëra gjoba – konfiskohen targa e vetura
Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të tra...