Lajme

Rrëfimi i djalit turk që ishte në Durrës, kur ra tërmet!

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 27 November 2019

Barış Baran është një student nga Stabolli, i cili zgjodhi që të kalonte disa pushime në vendin tonë, pasi kishte mbaruar sezonin e provimeve atje. Ai arriti në Shqipëri në datën 20 nëntor, ndërsa pas vizitave në Shkodër, Krujë, Tiranë e Berat, destinacioni i tij ishte Durrësi.

Mëngjesin e së martës, kur një tërmet 6.4 ballë i shkallës rihter tronditi vendin tonë, Barış Baran ndodhej pikërisht në një nga zonat më të prekura nga tërmeti, në Durrës.
Për Dritare.net, 23 vjeçari nga Stambolli, ka rrëfyer të gjithë tmerrin e përjetuar nga sekondat e para të tërmetit e deri më tani.

“Unë isha në shtëpinë e mikut tim nga Durrësi. Ai jeton pak minuta larg qendrës, në lagjen 13, Plazh. Ne ishim zgjuar, ndërsa po përgatiteshim për të fjetur. Lëkundja e parë e tërmetit, nuk ishte dhe mjaft e madhe, dhe ne dolëm jashtë. Pak minuta më vonë ne hyjmë sërish brenda. Kanë kaluar disa sekonda, ndërsa zhurmë e madhe, dhe një lëkundje na shokuan. Duke qenë se shtëpia e shokut tim ndodhej afër shinave të trenit, unë mendova që ishte një tren që po rrëzohej. Por, shoku im e kuptoj që ishte tërmet, dhe bashkë me familjen e tij dolëm nga shtëpia”-rrëfen studenti turk, Barış Baran.

-Advertisement-

“Pasi lëkundjet pushuan, unë me shokun tim vendosëm që të iknim nga aty, për të ndihmuar njerëzit e tjerë që mund të kishin nevojë, ndërsa pamë se shumë njerëz ishin bllokuar në shtëpitë e tyre”-tregon më tej Barış Baran.

“Unë po përpiqesha të qetësoja njerëzit që ulërisnin, por unë nuk dija shqip, dhe vetëm i përqafoja ata dhe fërkoja shpatullat e tyre”
Barış Baran rrëfen më tej për dritare.net tragjedinë që sapo kishte ndodhur para syve të tij, në një qytet që ai kishte ardhur për të kaluar disa ditë pushimi, që nuk shkuan siç i kishte planifikuar ai.

“Unë pashë që ky popull kaq i bukur, ishte dëshmitar i një fatkeqësie të tmerrshme. Dimri është afër dhe unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me këta banorë që shtëpitë e tyre janë shkatërruar përfundimisht, nuk e di se çfarë do të ndodhë me familjet e viktimave, të cilët po kalojnë momente të dhimbshme”-rrëfen ai.

Studenti turk më tej thotë se: Unë mendoj se Bankat e mëdha Europiane dhe ato botërore, duket të jenë pranë Shqipërisë në këto momente, duke dhënë ndihma dhe hua me interest ë ulët për riparimin sa më të shpejtë të dëmëve.

Por familja e tij ndodhej në Turqi, ndërsa lajmin e tërmetit e kishin mësuar nga rrjetet sociale, ndërsa në shok të madh, ishin përpjekur për 6 orë që të kontaktonin me të.
“Familja ime e kishte mësuar fatkeqësinë nga “Twitteri” për 6 orë ata ishin përpjekur për të më kontaktuar, por linjat e telefonit dhe internetit këtu nuk punonin mjaftueshëm dhe unë nuk lidhesha dot me ta. Më vonë ata mësuan se unë jam mirë, ndërsa ata ishin në gjendje të rëndë psikologjike. Ata donin që unë të kthehesha menjëherë në Turqi, por nuk pranova, unë doja të isha në Durrës të jepja kontributin tim minimal për popullin shqiptar që po kalon një fatkeqësi të rëndë në këto momente”-e mbyll rrëfinim e tij Barış Baran.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera