Rrëfimi i 57-vjeçares kosovare: Katër ushtarë serbë, më përdhunuan brutalisht!
Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 10 September 2019
Nënë e katër fëmijëve, sot 57 vjeçe, ajo është një nga viktimat e dhunës seksuale të Kosovës. Për të mos e identifikuar, ne do t’i vendosim pseudonimin Teuta.
Për shumë vite me radhë ajo e ka patur të pamundur që të diskutojë, apo të ndaj me dikë brengën që i rëndon në shpirt. Top Story sjellë një rrëfim ekskluziv të gruas që mundi të mbijetojë pas përdhunimeve brutale, nga katër ushtarë serb.
“Na kanë marrë dhe na kanë çuar të gjithëve në makina, na kanë futur në xhipa, na kanë çuar në shtëpi. Duke u ngjitur shkallët, jam rrëzuar dhe kam vrarë këmbën. Të gjithë na kanë rrahur, na kanë torturuar, na kanë futur në dhoma. Askënd nuk kam parë, vetëm dëgjoja zëra. Më kanë futur brenda në gjendje kome. Ka dal njëri dhe tjetri ka qëndruar, çfarë ka dashur ka bërë, një apo dy orë afërsisht. Ka mbaruar punë ai dhe ka hyrë tjetri, edhe ai më ka rrahur, më zhveshi. Pastaj ka hyrë i treti, ishte afro mëngjes, nuk mbaj mend sa mund të ketë qenë ora, edhe ai bëri punën e tij. Pastaj erdhi i katërti, kam thënë vetëm zot inshallah më mirë të më mbysin se sa të më bëjnë atë që ata bën.
Kam pasur dëmtime prej thikës sepse bërtisja dhe nuk pranoja të më zhvishnin. Ata vepruan me thikë, gjaku më ka rrjedhur, gjirin e majtë e kam bërë operim pas 3-4 vitesh sepse ata ma dëmtuan. Rrobat që kisha veshur mi grisën dhe kur dola thash: “Zot shyqyr që dola!”. Vjerrës i thash se nuk mundem më të rri. I thash që po marr fëmijët dhe po dal. Dil tha dhe u’a bëftë zoti mbarë! Kam dal dhe jam ngjitur për në mal”, tregon për Top Story gruaja.
Pas orëve të tmerrit ku Teuta është përdhunuar dhe dhunuar, me rrobat e shqyera, me gjakun që i rrjedh pamabarim nga këmba ku e kanë prerë me thikë, ajo merr rrugën për në shtëpi. Mes frikës se mos e gjejnë të tjerë serb dhe e përdhunojnë, ajo ikën duke u fshehur në shtëpi të braktisura deri në momentin që mbërrin në shtëpi. Përballjen e parë e ka me vjehrrën e saj, e cila e përqafon dhe i thotë se të paktën ishte gjallë.
“Mbas 3 javësh, ai më ka gjetur tek goca e dajës, mbasi më pa gjallë me fëmijë, i tregova. E kam ditur më tha, e kam ditur se mbasdite, mund të bëhet ndonjë gjë me ju. I kam treguar, gjallë më ka dashur, më ka mbështetur, as kurrë nuk kam pasur fjalë prej tij, as sot nuk kam. Për këtë bukë jo, kurrë! Më ka thënë që shyqyr që kam shpëtuar, je gjallë dhe nuk të ka ndodhur vetëm ty”, – tregon e dhunuara!
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuzat Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuzat për krime lufte, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare ...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...
-
Kurti në Berlin flet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime në Gjermani ku po mer...
-
Gërvalla falënderon kolegët për unitetin e arritur në çështjen e Këshillit të Evropës
Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donik...