Lajme

Rrëfimi i 34 vjeçares që po abuzohet nga ish-bashkëshorti, institucionet nuk e ndihmojnë

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 22 March 2019

Policia, Qendra për Punë Sociale dhe Gjykata janë duke dështuar që ta mbrojnë Katerina Milosheviqin. Ndonëse e shkurorëzuar që nga viti 2013 ajo vazhdon të jetë e ndjekur dhe e kërcënuar nga ish-bashkëshorti i saj. Përpos kërcënimeve të shumta që merr nga ish-bashkëshorti ajo pohon se edhe fëmija i saj 6 vjeçar është në rrezik meqë tash disa herë babai i kishte kërcënuar dhe vazhdimisht është i nënshtruar ndaj presionit psikik.

E kërcënuar me armë dhe thikë, e keqtrajtuar dhe ndjekur tash e disa vjet Katarina Milosheviq nga pjesa veriore e Mitrovicës është duke kërkuar ndihmë për të shpëtuar nga ish-bashkëshorti i saj.

Nënë e një fëmijë 6 vjeçar që nga shkurorëzimi për tre vjet radhazi së paku gjashtë herë e denoncoi ish-burrin në stacionin policor në Zveçan.

-Advertisement-

Më në fund nën akuza për dhunë fizike dhe kërcënime për vrasje Darko Milentijeviq u dënua me 90 ditë burgim.

Por as burgu nuk e mbushi mend.

Ajo shton se askujt në Prishtinë nuk i është drejtuar për ndihmë ngase nuk e di se si do të silleshin ndaj saj meqë është serbe dhe nuk flet shqip.

E lindur dhe e rritur në veri të Mitrovicës,mësimdhënëse e lëndës së Edukimit dhe Kujdesit ndaj Fëmijëve në shkollën e mjekësisë, 34 vjeçarja pohon se nëse dikush nuk i ndihmon ajo duhet të largohet nga Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera