Lajme

Rrëfimi i 15 vjeçares nga Peja që i shpëtoi përdhunimit falë policisë

Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 08 February 2019

Në Pejë i është caktuar masa e paraburgimit një 27 vjeçari.

Ai po dyshohet që synojë që me dhunë ta detyronte për seks një vajzë të mitur. I gjithë rasti mbeti vetëm tentim, pasi ndërhyri një patrullë e policisë.

Doli të blej bukë për motrat dhe vëllezërit më të vegjël, por u përball me një situatë të padëshiruar.

-Advertisement-

F.SH., 15 vjeçe nga Peja u ngacmua seksualisht nga një mashkull 12 vjet më i vjetër i cili po kalonte rrugës me veturën e tij pasditen e së mërkurës.

Vajza thotë se tentoi disa herë të dalë nga vetura por ai i kishte mbyllur të gjitha daljet.

Në rrugë e sipër vetura e F.B. nga një fshat i Istogut u ndal në periferi të qytetit në një zonë ku nuk ka shtëpi banimi përrreth.

E mitura e cila i përket komunitetit ashkali thotë se shqiptari 27 vjeçar kishte filluar ta prekë në këmbë.

Por sipas saj, kjo nismë seksuale u ndërpre falë një patrulle të policisë e cila po kalonte andejpari dhe që e prangosi të dyshuarin.

Nëna e të miturës thotë se këtë situatë po e përjeton shumë rëndë e gjithë familja.

Nëna tregon se i dyshuari i ka ofruar edhe para.

Ajo thotë se nuk i beson shumë deklaratës së të bijës dhe se do të vazhdojë kontrollat mjekësore me vetëiniciativë.

Me urdhër të prokurorit rasti po hetohet si ‘keqpërdorim seksual nën moshën 16 vjeçare’.

Të pandehurit F.B. i është caktuar masa e arrestit për një muaj. /klankosova

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera