Lajme

Rrëfimi i fqinjëve: Si i gjetëm të vdekur bashkëshortët në shtëpinë e tyre

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 09 January 2018

Bashkëshorti dhe bashkëshortja G.M. dhe B.M. janë gjetur të vdekur në shtëpinë e vet në Babimoc tek Obiliqi,ka njoftuar sot rts duke u thirrur në burime të banorëve të fshatit dhe të atyre nga policia

Siç theksohet, ka dyshime për vrasje e vetëvrasje.

Trupa pa jetë të dy qytetarëve të nacionalitetit serb i kanë gjetur mbrëmë rreth orës 20 të afërm it e tyre dhe rastin ia kanë paraqitur policisë, ndër Urgjenca vetëm e ka konstatuar vdekjen e tyre, shton RTS

-Advertisement-

“Dhoma në të cilën u gjetën trupat ka qenë e mbyllur. Të afërmit thyen derën dhe gjeti trupat pa jetë. Gruaja ka shenja ngufatjeje me litar qafë e burri ka plagë të therjes me thikë”, i kanë thënë RTS-së banorët e Babimocit

Policia po e heton rastin, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në obduksion.

E sot Qeveria e Republikës së Kosovës me anë të një komunikate për media është e shqetësuar me informatat për vdekjen në rrethana të pasqaruara të 2 qytetarëve në Babimoc të Obiliqit.

“Qeveria kërkon nga organet e rendit që të ndriçohet ky rast sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Poashtu, Qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për rastin të bashkëpunojnë me organet e rendit.“thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera