Lajme

Rrëfimi emocionues i Rufki Sumës për takimin e parë me ushtarët e NATO-s – Pse refuzoi të çarmatoset në ditën e çlirimit?

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 11 June 2021

Hani i Elezit është qyteti i parë në Kosovë i cili ka përjetuar ditën e paqes, ditën e çlirimit.

E sot mbas 22 viteve komandanti i UÇK-së, tani edhe kryetar i  komunës së Hani të Elezit, Rufki Suma, kujton emocionet e para kur në Kosovë janë futur forcat e NATO-s.

Ai në një prononcim për Gazetën inFokus rrëfen çastet e gëzimit të 12 qershorit.

-Advertisement-

“Pas një lufte më tepër se një vit mes UÇK-së dhe forcave serbe dhe pas gjithë asaj masakre dhe torture që bëri pushtuesi serbë është e pamundshme të thuhet që nuk ka pas emocione ditën e çlirimit sidomos ditën e hyrjes të forcave të NATO-s në Kosovë pasi ne ishim ushtarët e parë ku me 12 qershor në orët e hershme të mëngjesit u takuam me forcat e NATO-s pasi filluan helikopter. Pastaj këta helikopter transporter që transportonin tanke e kamionë tjera krahas tyre futeshin edhe forcat tokësore të NATO-s”, ka thënë Suma.

Ai gjithashtu tregon edhe momentet kur kanë kundërshtuar forcat e NATO-s dhe kanë refuzuar të heqin armët.

“Si zakonisht ne kemi qenë ushtarë të armatosur kemi ra në qytet edhe jemi taku me ta, por marrëveshja ushtarake që është nënshkruar në Kumanovë sipas gjitha gjasave është shkruar që forcë e vetme ushtarake do të jetë NATO-s dhe nuk do të lejohen forca të tjera të armatosura. Do të thotë ne nuk kemi pas informata të tjera sepse nuk  kemi pas as televizion as radio kemi ra të armatostë”, ka rrëfyer komandanti i UÇK-së.

Ai për Gazetën inFokus ka treguar se pas bisedimeve me shtabin e tyre të përgjithshëm kanë rënë dakord që të vazhdojnë të paarmatosur.

“Kemi biseduar me shtabin tonë të përgjithshëm dhe nëse ata na thonë që duhet të jemi të armatosur ne ashtu do të vazhdojmë. Kështu që me NATO nuk kemi pas konflikt do të kemi pas dialog. Kemi pas vazhdimisht takime me NATO por të paarmatosur”, ka bërë të ditur Refki Suma.

E sot mbas 22 viteve ai është i dëshpëruar me drejtësinë.

Sipas tij sot në Kosovë do të duhej të që ata të cilët kanë luftuar për ta çliruar vendin të jenë në mesin tonë dhe të festojnë dhe kriminelët të jenë nëpër burgje.

“Fatkeqësisht po ndodh e kundërta, çlirimtarët po mbahen në burgje ndërsa kriminelët po mbahen të lirë. Dëshira e vetme do ishte që kriminelët të mbahen në burgje”, ka përfunduar Suma. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera