Lajme

Rrëfimi emocionues i dajës për mbesën që vdiq në Kroaci: Unë të prita me ardh e mu knaq

Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 26 July 2021

Anjeza Bellanica është një nga viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi dje në Kroaci, kur një autobus me udhëtarë po udhëtonte drejtë Kosovës.

Aty ndërruan jetë 10 persona ndërsa shumë të tjerë mbetën të lënduar. Tashmë janë bërë të ditur edhe identitetet e viktimave.

Daja i Anjezës, përmes një postimi në Facebook ka bërë një shkrim emocional për mbesën të cilën e priste të vinte në Kosovë.

Ky është postimi i plotë:

Sa me padurim presim te vin ne vendlindjen e tyre gurbetqaret ashtu si edhe ti i numerove ditet per me ardh te ne. E bukura e dajes,un te prita me ardh e me u knaq, prita qe ti sho sukseset e tua e jo te shkruaj per vdekjen tende. Qenka shum e veshtir me u pajtu me kete qe na e than per ty. Sod ne qdo lajm e ne qdo familje eshte fol per Aksidentin e tmerrshem qe ndodhi ne Kroaci por un nuk doja me besu qe ne mesin e tyre je edhe ti. Nuk lash vend e kend pa e pyt per ty po fundi qe ndegjova ma ndau zemren. Ende spo muj me besu qe sdo te sho me. Te zotit jemi dhe te ai do te kthehemi e ti qofsh lulja me e bukur e xhenetit ashtu si shkelqeve gjithmon ne jeten tone. E paharrueshme do te jesh gjithmone Anjeza mbesa dajes 🥲🥲💔Anjeza Bellanica

Të tjera