Lajme

Rrëfimi ekskluziv i Fatmir Limajt – Momentët më emocionuëse kur u detyrua ta ndalë autobusin me maskë për ta parë nënën dhe djalin

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 21 September 2019

Histori të jashtëzakonshme e të patreguara më parë, ka rrëfyer kandidati për kryeministër nga NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, “N’Konak” emisionin televiziv të Gazetës inFokus.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka treguar se si gjatë luftës, pas një kohe të gjatë i kishte takuar nënën dhe djalin e tij, Durimin, mirëpo pa arritur t’u fliste.

Ai bashkë bashkë me Ismet Jasharin dhe bashkëluftëtarët e tjerë kishte organizuar ta dalnin autobusin me të cilin nëna e tij dhe djali po udhëtonin, vetëm për ti takuar.

-Advertisement-

Por, për shkak të rrethanave ishte detyruar të vinte maskë dhe të mos ekspozohej.

Gati i përlotur, Limaj rrrëfen për Gazetën inFokus se ishte futur në autobus, kinse për kontrollë rutinë dhe i ishte ofruar nënës e të birit, pa e ditur ata se kush ishte njeriu që po u fliste me butësi.

“Durimi u qu në këmbë dhe i thojke nanës shokët e babës shokët e babës, dhe më kapi mua për uniforme dhe unë dorën mbi kokë të tij dhe ja fërkojsha flokët. Por nuk më lëshojke prej dore. Edhe tash sa ka zgjatë ajo 1 minut dy, ja bëjke nanës shoku i agjit, shoku i babit, çka ka ni nëpër shpi djali i vogël”, tregon ish komandant Çeliku.

Rrëfimi i tij është emocionues, edhe tani që kanë kaluar më shumë se 20 vite nga ajo kohë.

“Ne në maska. Foli edhe diçka Ismeti me nanën. Unë i pata nja 20 marka, i nxorra prej xhepit dhe ja dhash Durimit. Pastaj, dalë nga dalë jam dal prej autobusit”, ka rrëfyer Limaj.

Ky është vetëm një nga momentet emocionuese të Limajt, të cilat i ka shpalosur në intervistën ekskluzive për emisonin “N’Konak” të Gazetës inFokus, i cili do të transmetohet të shtunën në ora 18:00 në faqen zyrtare të Gazetës inFokus dhe radio Telëvizionin Dukagjini.

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjithashtu rrëfen për fëmijërinë dhe rinin e tij mes Malishevës e Prishtinës.

Si ishte Limaj si fëmijë dhe çfarë nxënësi ishte ia në shkollë?

Kur nisi angazhimi i tij në çështjen kombëtare dhe kur iu bashkua UCK-së?

Çfarë bëri Limaj gjatë periudhës së luftës që ta takonte për pak sekonda nënën dhe djalin e tij, pas një kohë të gjatë që nuk i kishte parë?

Si u detyruan Limaj me shokë t’i heqin maskat, kur si ushtarë të UCK-së bashkë me Haxhi Shalën, shkuan në konakun e babait të këtij të fundit?

Pse Limaj u ballafaqua aq shumë me drejtësinë ndërkombëtare e vendore dhe kush kishte gisht në këtë?

Si e parandjeu ai, vetëm pak ditë pas lirimit për rastin Kleçka në 2012, që do t’i duhej të kthehej përsëri në burg?

Cilat ishin arsyet që sollën largimin e Limajt nga Hashim Thaçi e PDK-ja?

Çfarë pret kryetari i Nismës nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe a ka vija të kuqe për partitë?

Kujt i frigohet më shumë Limaj, Thaçit apo gjarprit?

Përgjigje në këto dhe shumë pyetje të tjera do të merrni N’Konak me Kosovë Gjocin.

Na ndiqni, të shtunën në ora 18:00 në Gazeta Infokus dhe RTV Dukagjini. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera